E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligji për akcizën, debate në komisionin e ekonomisë

Debate të ashpra mes opozitës dhe mazhorancës në komisionin e ekonomisë. Opozita ka kundërshtuar diskutimet në komision për ndryshimin e projektligjit të akcizave duke e argumentuar këtë me faktin që ky ligj nuk është dekretuar nga presidenti.
 

Sipas saj projektligji për akcizat është miratuar nga Parlamenti por nuk është dekretuar nga Presidenti i Republikës prandaj këto ndryshime duhet të diskutohen më vonë.
 

Ndërkohë mazhoranca ka theksuar se diskutimi është brenda procedurës dhe ndryshimet në projektligjin për administrimin e pullave të akcizës do të bëhen në mënyrë të ndryshme.
 

Menjëherë pas këtyre debateve opozita është larguar nga komisioni i ekonomisë ndërkohë që ligji është miratuar vetëm me votat e mazhorancës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›