OSBE: Jemi të trishtuar për incidentin gjatë protestës së opozitës

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka reaguar pas sulmit ndaj kreut të opozitës Sali Berisha nga një qytetar. “Jemi të trishtuar për incidentin gjatë protestës së opozitës. Liria e tubimit është një e mirë themelore e demokracisë” shkruan OSBE në një status ne rrjetet sociale. “U urojmë të lënduarve shërim të shpejtë dhe u bëjmë thirrje të gjithëve të shmangin spekulimet dhe vetëdrejtësinë ndërkohë që hetimet vijojnë”, shprehet OSBE.
Ndërkohë organizata përgëzon dhe Shqipërinë për mbajtjen e Samitin.”Urime Shqipërisë për mbajtjen e suksesshme të samitit BE-Ballkan Perëndimor dhe për operacionin e madh të sigurisë që e shoqëroi” shkruan OSBE.
/ rtsh.al /