E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE: Ndryshimet në Kod, pas zgjedhjeve

LEZHE- Nje dite pas deklarates se ambasadorit amerikan ne Tirane, Aleksander Arvizu, se nuk ka kohe per ndryshime ne Kodin Zgjedhor, te njejtin mesazh percjell edhe kreu i prezences se OSBE-se.  Ambasadori i OSBE, ne vendin tone, Eugen Wollfarth ka theksuar sot se ndryshimet mund te shihen pas  mbajtjes se zgjedhjeve vendore.

Gjate nje vizite ne qytetin e Lezhës, Wollfarth ka pranuar se Shqiperia ka nje kod qe funksionon dhe per kete i ka quajtur teresisht te mundshme mbajtjen e zgjedhjeve per organet e pushtetit vendor ne baze te ketij kodi.

Nuk ka kohë që të bëhen ndryshimet në kodin zgjedhor. Ju e keni një kod që funksionon. Ndryshimet lërini pas zgjedhjeve,ka thene ai, duke dhene apelin e mbajtjes se zgjedhjeve korrekte, te lira e te ndershme, ku vete qytetaret te vendosin me vullnet te lire drejtuesit qe deshirojne.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›