OSBE-ODIHR: Zgjedhjet konkurruese dhe të lira

Koalicioni i vëzhguesve ndërkombëtarë ka vlerësuar procesin zgjedhor gjatë ditës së votimeve dhe ka ftuar të gjitha palët të përshpejtojnë numërimin e votave. Zgjedhjet u cilësuan si konkurruese dhe të lira, ndërkohë që u theksua se raporti final do të ndikojë shumë në vlerësimin e ndërkombëtarëve për marrjen e statusit të kandidatit, në vjeshtën e këtij viti
Bateli: “Kodi Zgjedhor është përmirësuar, çka ka sjellë një bazë të shëndoshë për zgjedhje demokratike”
McComarck: Procesi i numërimit krijon një lloj ankthi dhe hapësira për të rritur temperaturën
OSBE-ODIHR i bën thirrje liderëve politik që të dëgjojnë vullnetin e popullit dhe të pranojnë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare. Në raportin paraprak për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit, OSBE-ODIHR i vlerëson zgjedhjet si konkurruese dhe me pjesëmarrje aktive duke respektuar liritë thelbësore, megjithatë atmosfera e besimit dhe mosbesimit të partive politike ka njollosur procesin zgjedhor. “Këto kanë qenë zgjedhje substantive, që i kanë dhënë shqiptarëve zgjedhje reale, tani është koha që udhëheqësit politik të dëgjojnë vullnetin e popullit. Zgjedhjet kanë qenë konkurruese dhe me pjesëmarrje aktive duke respektuar liritë thelbësore, megjithatë atmosfera e besimit dhe mosbesimit të partive politike ka njollosur procesin zgjedhor. Votimi ka ecur mirë, por nga disa parregullsi teknike është vonuar në disa zona. Këtu kam të dhëna, 25% e votave është numëruar ka një bllokim në Gjirokastër po e ndjekin të gjithë procesin”, u shpreh Robert Bateli, koordinatori i OSBE-ODIHR. Megjithëse i vlerëson zgjedhjet si të lira, OSBE ODIHR vlerëson se është arritur pak progres nga viti 2009, teksa thekson se vlerësimi përfundimtar i ndërkombëtarëve do të shihet, pas përfundimit të procesit të numërimit dhe fazës së ankimimit. “Në krahasim me 2009 dhe zgjedhjet vendore, shoh pak progres, një progres të vogël, zgjedhjet ishin të lira dhe për mendimin tim të drejta dhe problemet dhe mangësitë janë të shprehura në deklaratën për shtyp dhe pastaj varet nga autoritet shqiptare dhe populli shqiptar për të parë çfarë do bëhet për përmirësime të mëtejshme. Prania e madhe vëzhguesve kanë ndihmuar në transparencë. Numërimi është vonuar në shumë zona. Vlerësimi përfundimtar do të shihet minuara e numërimit, tabulimit, rezultati dhe si do administrohen animimet”, theksoi Bateli.
Sipas Batelit, diferencat afatgjata dhe mosbesimi reciprok mes partive politike ka minuar punën e administratës zgjedhore ku partinë e opozitës kanë bojkotuar KQZ. “KQZ e ka bërë punën e saj pa kuorumin e nevojshëm. Kodi Zgjedhor është përmirësuar, kjo ka përmirësuar kuadrin zgjedhor që është bazë e shëndoshë për zgjedhje demokratike. Kandidatët kanë qenë në një fushatë e posaçme me disa incidente të izoluara. Megjithatë ka pasur akuza nga dy partitë kryesore që kanë tërhequr vëmendjen nga thelbi i çështjes”, komentoi zoti Bateli. Kryesuesja e vëzhguesve të OSBE/ODIHR, Cony McComarck nga ana e saj vlerësoi se procesi i numërimit po ecën shumë ngadalë, teksa tha se certifikimi i zgjedhjeve kërkon shumicë në KQZ. “Votuesit kanë të drejtën e tyre që votat të administrohen në mënyrë të paanshme. Konstatimet janë paraprake, procesi i numërimit është shumë i ngadaltë”, theksoi Cony McComarck.
Pyetje përgjigje:
Pyetje: Vrasja e një dite më parë njollosi procesin, që do thotë e hedh poshtë gjithë procesin.
Bateli: Jo ishte një incident, tragjik, i izoluar që po hetohet. Është ngjarje e trishtë, por ndonjëherë ndodhin të tilla gjëra.
Integrimi Evropian
Bateli: Rruga drejt integrimit evropian vijon, një gjë e tillë është vendosur më parë dhe është bërë goxha punë. Jam i bindur se gjithçka do të përfundojë siç duhet në këto zgjedhje, janë zgjedhjet ë zakonshme që bëhet.
Pyetja: Në çfarë niveli ishin zgjedhjet kësaj here?
Bateli: Jam i mendimi që deklarata që e lexova paraprakisht, dhe çdo fjalë që shpreha është produkt i një punë të gjatë dhe të përbashkët që është bërë nga shumë individë, si OSBE ODIHR asambleja parlamentare. Në krahasim me 2009 dhe zgjedhjet vendore, shoh pak progres, një progres të vogël, zgjedhjet ishin të lira dhe për mendimin tim të drejta dhe problemet dhe mangësitë janë të shprehura në deklaratën për shtyp dhe pastaj varet nga autoritet shqiptare dhe populli shqiptar për të parë çfarë do bëhet për përmirësime të mëtejshme.
Cony McComarck: Është proces progresiv, dhe ka shumë shkallë të angazhimit. Kur ka mundësi të shihet mundësia dhe thellësia e kësaj deklarate do shohim që përmenden disa mangësi.
Pyetje: Keni frikës e rezultati nuk do të njihet?
Bateli: Shpresoj që jo, nuk ndjej ndonjë frikë. Frika nuk është një fjalë që ja vlen të thuhet, nuk mendoj se do ishte fjala e duhur, rezultatet do të vijnë, do të dalin, Shqipëria është ndër vendet e radha kur rezultatet vijnë aq vonë., kjo krijon një farë pasigurie, por unë vërtet shpresoj që numërimi të mbarojë së shpejti dhe rezultatet të
Volonte: Tani është momenti që liderët politik të demonstrojnë se meritojnë besimin, ata duhet të provojnë se e meritojnë besimin e popullit shqiptar, ata e dinë këtë e dinë që e gjithë Evropa e po i shikon.
Mendimi juaj për shpalljen e parakohshme të fitores?
Bateli: Po më kërkoni të bëj një koment politik, por ne dhe ju nuk mund ta bëjnë një gjë të tillë.
Cony McComarck: Procesi i numërimit krijon një lloj ankthi dhe hapësira për të rritur temperaturën, mendoj se ka mënyra specifika sa i takon administrimit zgjedhor dhe do e bëj ë në zgjedhjet ë tjera.