E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE/ ODIHR sot raporti paraprak per 8

Ditën e sotme OSBE-ja dhe ODIHR pritet të japin raportin paraprak për zgjedhjet e 8 majit. Për herë të parë në monitorimin e zgjedhjeve nga ana e ndërkombëtarëve, raporti paraprak për zgjedhjet do të jepet jo pas një dite, por dy ditë pas zgjedhjeve. Kjo lidhet me faktin se ndërkombëtarët po i kushtojnë një rëndësi të madhe procesit të numërimit të votave.

Raporti për votat pritet të jepet nga shefi i Misionit Vëzhgues, Jonathan Stonestreet dhe nga Hana Richtermocová, kreu i delegacionit të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale. Gjithashtu, të pranishëm në këtë konferencë për shtyp do të jenë edhe Volkram Gebel, raportuesi i delegacionit të Kongresit, si dhe Raul Mureºan, zv/kreu i Misionit Vëzhgues Zgjedhor të OSBE/ODIHR-it.

Ndërkohë pritet që raporti final mbi këto zgjedhje të mbahet 8 javë pas përfundimit të misionit të ndërkombëtarëve për zgjedhjet në Shqipëri. Në bazë të kësaj përllogaritjeje i bie që në muajin korrik ODIHR-i të japë këtë raport final. Ndërsa mësohet se pavarësisht daljes së raportit paraprak, vëzhguesit e ODIHR-it do të vijojnë të ndjekin procesin e numërimit të votave. Ndërsa për zgjedhjet pritet të japin një deklaratë edhe përfaqësuesit e delegacionit të Parlamentit Evropian, që kryesohet nga eurodeputeti Eduart Kukan.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›