E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE, Wollfarth: Në këtë 100 vjetor, palët më shumë përgjegjësi për të realizuar reformat e integrimit

27-11-2012 / Gazeta 55

Kreu i prezencës së OSBE-së në vendin tonë, Eugen Wollfarth uron shqiptarët për 100-vjetorin e pavarësisë

Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Eugen Wollfarth uroi sot shqiptarët me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë. Në mesazhin e tij ambasadori Volfarth nxit palët që të bashkëpunojnë për realizimin e reformave, në funksion të integrimit të Shqipërisë.
“U dërgoj urimet më të mira të gjithë shqiptarëve, që festojnë këtë përvjetor të rëndësishëm të pavarësisë së tyre. Prezenca e OSBE-së në Shqipëri është krenare që e ka mbështetur vendin në ndërtimin e një jete më demokratike e të begatë për qytetarët e tij, gjatë 15 viteve të fundit. I nxis të gjithë aktorët në vend t’i qasen frymës së bashkimit, që nevojitet për të çuar përpara axhendën e reformave, me qëllim realizimin e synimeve kombëtare të Shqipërisë për integrim evropian”- thuhet në mesazhin e kreut të OSBE-së në Tiranë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›