OSBE Wollfarth Nuk jemi ne gjyqtare te procesit zgjedhor

Ambasadori i OSBE-se ne Tirane Eugen Wollfarth i pranishem ne nje takim ne Universitetin e Vlores duke i konsideruar zgjedhjet lokale te 8 majit si shume te rendesishme per vendin tha se jane pikerisht shqiptaret ata qe duhet te deshirojne nje proces zgjedhor te sukseshem.
Jam i ndergjegjshem qe ne si komunitet nderkombetar shihemi si gjyqtare te procesit por me lejoni tu them qe ky perceptim eshte i gabuar. Jeni ju shqiptaret ata qe duhet te deshirojne suksesin e ketyre zgjedhjeve me shume se kushdo tjeter.
Si nje apel ne kete pike ai citoi presidentin amerikan Obama Ndryshimi nuk vjen duke pritur nga nje tjeter. Ne jemi ndryshimi qe po kerkojme.
Duke u ndalur ne institucionet qe luajne rol te rendesishem ne procesin zgjedhor Wolfarth i renditi ato ne 5 pika ku vendin kryesor e kane vete qytetaret shqiptare.
I inkurajoj qytetaret ta shohin diten e zgjedhjeve si dita e demokracise. Ju duhet te keni besim se do te hidhni voten tuaj dhe ajo do te kete vlere. Kam besim se votat e shqiptareve do te zgjedhin struktura qe do tu sherbejne atyre me mire ne 4 vitet e ardhme. Kjo eshte koha e duhur qe shqiparet te marrin ne dore procesin apeloi Wollfarth.
Wollfarth theksoi rendesine e vete partive politike ne procesin zgjdhor dhe kerkoi nje retorike politike te qete e te arsyeshme ne funksion te mbarevajtjes se procesit zgjedhor.
Partite politike duhet te kene pergjegjesine qe keto zgjedhje te jene te suksesshme dhe sipas standardeve. Keto zgjedhje duhet te funksionojne. Te mos harrojme qe partite politike kane lidhur nje marreveshje per zgjedhjet. Meqe i kane bere vete rregullat e lojes nuk duhet ta kene te veshtire qe organizojne zgjedhje te mira. Te sigurojne qe retorika politike te jete e qete dhe e arsyeshme. Kjo do te thote qe qytetaret te kene mundesi te njihen me politikat e kandidateve ne menyre qe te zgjedhin se ke te votojne. Gjithashtu duhet te kete transparence ne procesin e financimit te partive politike.
Ambasadori i OSBE kerkoi nga anetaret e komisioneve zgjedhore KQZ ne vecanti te punojne se bashku ne menyre qe te sigurojne krijimin e mjedisit te duhur per zhvillimin e zgjedhjeve. Ai u beri thirrje qe te vendosin interesin publik para presioneve te brendshme.
Wollfarth tha se nje tjeter institucion i rendesishem me ndikim ne procesin e zgjedhjeve eshte Policia e Shtetit. Shpresojme ta shohim te luaje te njejtin rol qe ka luajtur gjate dy proceseve te kaluara. Te gjithe qytetaret shqiptare duhet ti kene syte te Policia e Shtetit dhe besoj se ajo ne krahasim me heret e kaluara do te arrije te kaloje nivelin e dy proceseve te fundit.
Per Wollfarth mediat si nje tjeter faktor me rendesi ne zgjedhjet e 8 majit duhet te tregohen te drejta dhe te balancuara. shte shume me mire qe gazetaret te informojne duke pasur akses ne aktivitetet politike.
Ne fund te fjales se tij ambasadori i OSBE-se ne Tirane theksoi nevojen per ndryshimin e Kodit Zgjedhor menjehere pas zgjedhjeve vendore te 8 majit. Kur zgjedhjet lokale te mbarojne ka nevoje urgjente per reforme zgjedhore ne menyre qe te hidhen themelet per zgjedhjet e vitit 2013.