E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE Zgjedhjet vendore ne afatin Kushtetues

Zgjedhjet e 8 majit Brichambaut Ekzistojne kushtet per nje proces me standarde. Berisha-Brischambaut Hetimi i 21 janarit spo perfshin organizatoret

OSBE kerkon qe partite politike shqiptare te respektojne ligjet raport me zgjedhjet e ardhshme lokale ndersa lajmeron se do te sjelle nje mision te gjere vezhguesish per diten e 8 majit ne Shqiperi. Ne takimet me autoritetet me te larta shqiptare Topi Berishen Topallin Bashen dhe Haxhinaston Marc Perrin de Brichambaut duke cituar vleresimin e OSBE/ODIHR-it se zgjedhjet e 2009-s u zhvilluan gjeresisht ne perputhje me angazhimet e organizates kerkoi nga te gjitha partite respektimin e Kodit Zgjedhor per zhvillimin e zgjedhjeve lokale te 8 majit. Sipas tij te gjithe aktoret politike duhet te respektojne institucionet duke iu referuar ketu zgjedhjeve te 28 qershorit per te cilat tha se respektuan shumicen e standardeve te OSBE/ODIHR-it dhe njohjes se tyre si nga ky organizem ashtu edhe nga komuniteti nderkombetar. Gjate takimit me Kryeministrin Sali Berisha Brichambaut pasi falenderoi Kryeministrin Berisha per kontributin e Shqiperise ne organizate dhe mbeshtetjen qe Shqiperia i ka dhene punes se Prezences se OSBE-se ne Tirane vuri ne pah nje seri projektesh te perbashketa te rendesishme dhe i vleresoi ato si arritje te medha te qeverise shqiptare si ai per gjendjen civile sistemin e adresave ne fushen e pronesise apo asistencen per Policine e Shtetit si dhe mjaft projekte te tjera ne fushen e demokratizimit dhe te mireqeverisjes projekte keto te cilat kane kontribuar ne avancimin demokratik te Shqiperise. Gjithashtu Sekretari i Pergjithshem Brichambaut shprehu deshiren qe procesi per marrjen e kryesimit te radhes te OSBE-se nga Shqiperia te permbyllet sa me pare. Kryeministri Berisha e vleresoi punen dhe kontributin shumevjecar te Organizates dhe te Prezences se saj ne Tirane ne demokratizimin e Shqiperise dhe rolin e saj ne fusha themelore te ketij demokratizimi si nje histori suksesi. Kryeministri vleresoi mbi te gjitha rolin e padiskutueshem te Organizates dhe institucioneve te saj si ODIHR dhe Prezenca ne Shqiperi ne progresin e pandalshem te standardeve te procesit zgjedhor permes kontributit te drejtperdrejte ne permiresimin e kuadrit ligjor dhe praktikave te mira. Kryeministri Berisha e njohu zotin Brichambaut me zhvillimet e fundit pas perpjekjes se dhunshme te opozites ne 21 janar per permbysjen e qeverise dhe institucioneve. Kryeministri theksoi qendrimin e tij te palekundur dhe koherent te shprehur qe pas sulmit mbi seline e Kryeministrise qe nje hetim profesional gjitheperfshires i paanshem dhe i besueshem eshte themelor per kapercimin e situates se krijuar dhe per te ardhmen e shtetit ligjor. Ai theksoi se Kushtetuta dhe ligjet e vendit garantojne standardet me te larta demokratike dhe zbatimi i tyre ne menyre te perpikte nga te gjithe aktoret eshte nje garanci jo vetem per demokracine ne pergjithesi por edhe per opoziten ne vecanti. Z. Berisha theksoi se qeveria dhe mazhoranca eshte e palekundur per te mbrojtur dhe respektuar ne te njejtin nivel te drejtat e njeriut dhe shtetin e se drejtes si garanci efektive per keto te drejta. Kryeministri shprehu shqetesimin se ky hetim nuk po perfshin te gjithe aktoret e 21 Janarit mbi te gjitha aktoret qe projektuan tentativen per permbysjen antikushtetuese te organeve te zgjedhura me vote. Ai gjithashtu shprehu shqetesimin qe mbas me shume se 1 muaj hetim prokurorja e Pergjithshme me nxjerrjen e vazhdueshme ne media te dokumenteve te procesit hetimor po demton ne menyre te rende jo vetem profesionalizmin por dhe mundesine per nje hetim te plote e te paanshem. Sekretari i Pergjithshem i OSBE-se ndau te njejtin mendim me Kryeministrin ne lidhje me rendesine e nje hetimi te paanshem gjitheperfshires dhe ne kohe. Ne takim Kryeministri u ndal tek reformat e qeverise shqiptare qe nga viti 2005 ne luften kunder korrupsionit dhe per mireqeverisjen e vendit duke rritur transparencen dhe efikasitetin e qeverisjes. Kryeministri theksoi se lufta kunder korrupsionit eshte dhe mbetet prioritet i reformave te qeverise. Kryeministri vleresoi lart punen e njesise se perbashket hetimore te udhehequr nga prokuroria ne goditjen e korrupsionit por ai nenvizoi se asimetria ne goditjen e tij duke mos penalizuar korrupsionin e qeverise socialiste apo te te zgjedhurve te saj vendore si dhe duke mbyllur mbi 40 ceshtje te ngritura ndaj Kryetarit te Bashkise dhe Liderit te Opozites eshte nje politike penale e cila demton efikasitetin dhe besueshmerine e luftes ndaj korrupsionit. Te dy bashkebiseduesit nenvizuan rendesine e zgjedhjeve lokale te 8 Majit. Sekretari i Pergjithshem Brichambaut se ne Shqiperi ekzistojne te gjitha kushtet per mbajtjen e zgjedhjeve demokratike dhe se keto zgjedhje duhet te mbahen ne afatin e tyre kushtetues. Ai rikonfirmoi mbeshtetjen e plote te kryesise se radhes se OSBE-se per kete ceshtje. Sekretari i Pergjithshem gatishmerine e Organizates per te kontribuar nepermjet ekspertizes dhe vezhgimit qe zgjedhjet e 8 majit te ruajne standardet e larta te konstatuara nga ODIHR dhe ti cojne ato me tej. Kryeministri e siguroi z. Brichambaut per angazhimin e plote te qeverise shqiptare per te garantuar nje proces zgjedhor ne perputhje me angazhimet e OSBE-se. Duke falenderuar per dergimin e misionit te vezhgimit ai u shpreh ne favor te dhenies se hapesirave maksimale per vezhguesit nderkombetare si nje menyre per te kontribuar ne transparencen dhe ne cilesine e zgjedhjeve. Ai shprehu mbeshtetjen e plote per rekomandimin e pare te raportit te OSBE/ODIHR ku kerkohet kontributi i qenesishem nga cdo force politike perfshire dhe opoziten ne mbajtjen dhe rritjen e ketyre standardeve. Ne perfundim Kryeministri siguroi Sekretarin Brichambaut per angazhimin e tij qe Shqiperia te mbetet nje demokraci funksionale dhe shtet i se drejtes.

Topalli - De Brichambaut Zgjedhjet vendimtare per vendin

Sekretari i Pergjithshem i OSBE-se Marc Perrin de Brichambaut gjate takimit me Kryeparlamentaren Jozefina Topalli vuri ne dukje se ne nje vend demokratik eshte mjaft e rendesishme qe Kushtetuta dhe shteti ligjor te respektohen nga cdokush. Koha eshte ne anen tuaj. Eumlshte e rendesishme qe te gjithe te respektojne ligjet dhe detyrimet kushtetuese ne raport me zgjedhjet e ardhshme lokale. Procesi per zgjedhjet e majit do te ece perpara - deklaroi De Brichambaut. Duke iu referuar zgjedhjeve vendore zonja Topalli theksoi rendesine qe ka vazhdimi i pergatitjeve per zgjedhjet vendore te 8 majit si dhe angazhimi per zgjedhje te lira transparente dhe te ndershme sipas standardeve evropiane. Ne jemi vend demokratik dhe sistemi yne ka si parim themelor voten e lire respektin per Kushtetuten dhe detyrimet kushtetuese. Ne besojme ne keto parime - tha Kryeparlamentarja Topalli e cila theksoi njeheresh edhe rendesine e dergimit te sa me shume vezhguesve te OSBE-se per monitorimin e zgjedhjeve vendore. Sekretari i Pergjithshem i OSBE-se Marc Perrin de Brichambaut theksoi rendesine qe ka respektimi i detyrimeve kushtuese per zgjedhjet vendore te 8 majit nga ana e te gjitha partive politike. Gjate takimit ku merrte pjese edhe Kreu i Prezences se OSBE-se ne Tirane Eugen Wollfarth Kryetarja e Kuvendit dhe Sekretari i Pergjithshem i OSBE-se ndane te njejtin mendim se duhet nje hetim gjitheperfshires dhe i pavarur i ngjarjes se 21 janarit. Ne kete drejtim Kryetarja e Kuvendit vleresoi asistencen e partnereve tane ne ndihme te procesit te hetimeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›