Rama politizon 8 marsin

Mungesa e mbeshtetjes PS me kauze te re. Fushata Rama slogane me akuza ndaj qeverise
Kreu i PS po perpiqet te pervetesoje te gjithe eventet qe mund te zhvillohen ne vend ne sherbim te politikes se tij. Sefundmi ai tenton te vjedhe Diten e Gruas nje dite simbolike per te drejtat e grave dhe ta perdore ate politikisht. Perpjekja e Rames duket shume si levizje e pashprese ne nje moment qe ai kupton se po humb perkrahjen masive nderkohe nga ana tjeter levizja e fundit eshte njekohesisht e pandershme pasi synon pervetesimin e nje dite simbol jo politike per ta perdorur per si shkalle politike.
E gjendur pa mbeshtetje Partia Socialiste gjithmone e me shume po perpiqet per te gjetur arsye te reja dhe kauza te llojeve nga me te ndryshmet te cilat do te mund ta ndihmonin ate ne vazhdimin e rruges se protestave deri ne largimin e qeverise dhe zhvillimin e zgjedhjeve te parakohshme ashtu sic ka premtuar kryesocialisti Edi Rama. Por mungesa e mbeshtetjes nga ana e qytetareve dhe sigurisht monotonia klasike qe kane sjelle keto protesta te vazhdueshme dhe me arsye gjithmone e me te ndryshme nuk po sjell asnje perfitim real per opoziten dhe kreun e saj. Duke e marre kete situate ne rrjedhe kronologjike protestat e para te opozites te cilat u bene ne emer te kauzes se madhe sipas socialisteve ate te sigurimit te transparences se zgjedhjeve te kaluara parlamentare te vitit 2009 me sloganin e bere monoton tashme hap kutite ose largohu nuk arriten pothuajse asnje nga objektivat e shpallur nga kreu opozitar. Kjo disfate e pare e paralajmeruar edhe nga mazhoranca erdhi pikerisht pasi opozita nuk pranoi zgjidhjen e ceshtjes se zgjedhjeve te kaluara parlamentare sipas menyres se kerkuar nga kushtetuta dhe ligji. Kerkesat e njepasnjeshme te mazhorances per ta derguar ceshtjen e transparences ne kushtetuese apo edhe ne komisionin e Venecias u hodhen poshte nga opozita e drejtuar nga Rama i cili i mbeshtetur fort ne kete kauze te tijen edhe per forcimin e pozitave te lekundura nga humbja e zgjedhjeve nuk kerkonte dhe nuk pranonte zgjidhje kushtetuese dhe ligjore. Me pas do te vijme ne fazen e dyte te protestave te opozites duke pare renien e madhe qe po pesonte e majta nga mungesa e mbeshtetjes popullore. Ato do te zhvilloheshin ashtu sic u shpreh edhe kreu i selise roze ne ate kohe jo vetem per transparencen por sipas tij edhe per kushtet e veshtira ekonomike ne te cilat ndodhej vendi per vendosjen e drejtesise etj. Por serish kauza nuk arriti ate qe kerkohej nga opozita dhe kreu i saj madje gjithmone e me shume mbeshtetja po vinte ne renie. E tille situate po veshtiresonte edhe marredheniet e Rames brenda selise roze pasi ne te shumten e rasteve edhe vete deputetet nuk po kuptonin se si duhet te silleshin e te vepronin ne kuvend. Mjaftojme te kujtojme ketu situaten kur kreu socialist i kerkoi disa kohe me pare deputeteve te tij vazhdimin e bojkotit ndaj parlamentit deri sa te plotesoheshin 6 pika te percaktuara nga socialistet ku kryesore ishte kerkesa per komisionin hetimor per zgjedhjet parlamentare te 2009 me shumice nga opozita dhe me objekt hetimi te pakufizuar kjo e fundit qe u kundershtua ashper nga mazhoranca. Por vetem nje jave me pas kreu socialist ndryshoi mendim dhe u kerkoi deputeteve socialiste pjesemarrjen ne Kuvend gje e cila na ate kohe irritoi edhe shume perkrahes te Rames. Pas ketyre dyzimeve dhe ndryshimeve te herepashershme te arsyeve per te protestuar Rama vendos qe te ndryshoje strategji dhe te kerkoje me me shume presion sidomos pas videos Meta-Prifti demonstrata ne rruge dhe jo me protesta. Keshtu kreu socialist serish ndryshoi kauzen e tij dhe te opozites qe ai perfaqeson duke paraqitur kete here nje tjeter slogan Sali dorezo bllokun. Demonstrata e dhunshme e 21 janarit e organizuar nga opozita solli vetem dhunim te institucioneve dhe te rendit kushtetues. Thirrjet e forta dhe te drejtperdrejta te nderkombetareve per stabilizimin e situates ne vend dhe rikthimin e dialogut politik detyruan kryesocialistin te ndryshoje serish kauzen e tij per te disaten here duke kerkuar tashme drejtesi per viktimat e 21 janarit zgjedhje te parakohshme dhe largimin e qeverise si fajtore per gjendjen aktuale ku ndodhet vendi. Kur kete here vete opozita e majte priste mbeshtetje te madhe dhe realizim te disa kerkesave te saj nepermjet presionit ndaj qeverise krejt e kunderta ndodhi. Mbeshtetja qytetare serish pesoi renie madje me te madhe se nje vit me pare. Tanime lideri opozitar Edi Rama pas gjithe ketyre protestave ne rruge dhe kauzave te shumellojta duke mos lene pas edhe ate te fundit te shpallur vetem dy dite me pare me sloganin Fajin e ka Saliu ka sjelle perpara qytetareve nje arsye te re per te protestuar sidomos ndaj grave. Vetem dje deputetja e Partise Socialiste Ledi Shamku ftoi te gjitha grate dhe nenat qe te marrin pjese ne protesten qe do te organizoje PS-ja ne 8 mars.