E Diel, 1 Nëntor 2026

OSBE dërgon qindra vëzhgues në zgjedhje në Shqipëri

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) njoftoi se do të dërgojë qindra vëzhgues të saj në zgjedhjet kombëtare në muajin qershor në Shqipëri, ku tensionet politike mbesin të larta.

Në raportin e OSBE-së theksohet se një mision nismëtar i ka dëgjuar shqetësimet se konfliktet e gjata ndërmjet partive politike në Shqipëri mund të ndikojnë në zgjedhje.

Zgjedhjet e mëparshme në Shqipëri janë përshkruar me akuza për dhunë, vjedhje dhe frikësim.

Në misionin e OSBE-së do të përfshihen 30 vëzhgues afatgjatë dhe 400 afatshkurtër, ka njoftuar OSBE-ja.

Në zgjedhjet e 23 qershorit Shqipëri do të zgjidhen 140 deputetë. Dy partitë kryesore janë Partia Demokratike, e kryeministrit Sali Berisha, dhe Partia Socialiste në opozitë, e udhëhequr nga Edi Rama./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›