OSBE, diskutime për forcimin e dialogut dhe përfshirjes së pakicave kombëtare

TIRANË, 30 tetor /ATSH/ Prezenca e OSBE-së në Shqipëri organizoi një takim konsultues me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile të specializuara në çështjet e pakicave kombëtare, për të nxitur dialogun, shkëmbimin e perspektivave dhe forcimin e bashkëpunimit.
Përfaqësues nga komunitetet maqedonas, arumunë, romë, egjiptianë, malazezë, boshnjakë, serbë dhe bullgarë ndanë përvojat, sfidat dhe prioritetet e tyre për avancimin e të drejtave të pakicave dhe përfshirjes sociale.
Diskutimi ndihmoi në identifikimin e mundësive të reja për bashkëpunim dhe në gjetjen e mënyrave se si Prezenca e OSBE-së mund të vazhdojë të mbështesë barazinë e të drejtave, pjesëmarrjen gjithëpërfshirëse dhe mekanizma më efikase mbrojtës për të gjitha pakicat kombëtare në Shqipëri.
/gj.m/r.e/a.f/