Maratona e Durrësit më 2 nëntor, kufizohet qarkullimi i automjeteve

TIRANË, 30 tetor/ATSH/ Maratona e Durrësit do të zhvillohet për herë të dytë më 2 nëntor në qytetin bregdetar, me pjesëmarrjen e qytetarëve, sportistëve dhe vizitorëve nga i gjithë vendi.
Gara do të zhvillohet në 3 kategori: 1 km Fun&Run (për nxënësit e shkollave 9-vjeçare), 5 km dhe 10 km.
Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako ftoi sot qytetarët të marrin pjesë në maratonë, duke vrapuar mes pamjeve më piktoreske të Durrësit.
“Bëhuni pjesë e një aktiviteti që bashkon sportin, turizmin dhe komunitetin”, shkruan Sako në një postim në rrjetet sociale.
Bashkia e Durrësit kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve për mbarëvajtjen e aktivitetit, sepse gjatë zhvillimit të maratonës nga ora 08:30 deri 11:00 do të ketë bllokime të qarkullimit në segmentet e mëposhtme:
Etapa e Parë – Distanca 1 km, itinerari:
Sheshi “Liria” → Bulevardi “Epidamn” → Rrethi i Torra Veneciane → Rruga “Egnatia” → Rruga “Grigor Durrsaku” → kthim në Sheshin “Liria”.
Etapa e Dytë – Distanca 5 km, itinerari:
Sheshi “Liria” → Bulevardi “Epidamn” → Rrethi i Torra Veneciane → Rruga “Egnatia” → Rruga e Re e Portit → kthim në të njëjtin itinerar deri në Sheshin “Liria”.
Etapa e Tretë – Distanca 10 km, itinerari:
Sheshi “Liria” → Bulevardi “Epidamn” → Rruga “Egnatia” → Rruga e Re e Portit → Ura e Dajlanit → Shëtitorja e Plazhit → Rruga “Hekurudha” → kthim në rrugën “Pavarësia” → Ura e Dajlanit → Rruga e Re e Portit → “Egnatia” → “Veliera” → Bulevardi “Epidamn” → përfundimi në sheshin “Liria”.
/k.s/r.e/a.f/