E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE e gatshme per te ofruar ndihme per Shqiperine

Deklarata u be nga shefi i OSBE-se ne Tirane Eugen Wollfarth gjate nje takimi me ministrin e Brendshem Lulzim Basha.

Kreu i Prezences se OSBE dhe ministri Basha diskutuan per disa nga ceshtjet me te rendesishme te shtetit te se drejtes si dhe aspekte te zbatimit te tyre. Burime nga Ministria e Brendshme thane se gjate takimit eshte diskutuar edhe per proceset e modernizimit dhe funksionimit te Gjendjes Civile dhe Sistemit te Adresave duke pasur parasysh rendesine e tyre ne hapat e metejshem per liberalizimin e vizave dhe pergatitjet zgjedhore.

Ministri Basha njohu ambasadorin Wollfarth me teresine e arritjeve ne fushen e sigurise luftes kunder krimit te organizuar trafiqeve te paligjshme korrupsionit dhe pastrimit te parave e po keshtu me perpjekjet dhe rezultatet konkrete per konfiskimin e aseteve kriminale.

Basha informoi ambasadorin Wollfarth edhe per fushaten e ndermarre nga qeveria shqiptare per informimin e gjere te popullates mbi perfitimet dhe detyrimet e levizjes se lire ne zonen Shengen qe pritet te konkretizohet se shpejti. /S.Lleshi/

2010-10-15 1529

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›