E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE heton zhdukjen e gazetarit ukrainas


Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, (OSBE), ka bërë thirrje për hetime të shpejta për rastin e gazetarit të zhdukur në Ukrainë, dhe e ka mirëpritur vendimin e presidentit Viktor Janukoviq, që personalisht ta mbikëqyrë rastin.

Përfaqësuesja e OSBE-së për liri të shtypit, Dunja Mijatoviq, e përshëndeti "kujdesin personal të presidentit Viktor Janukoviq në hetime".

Ajo ka shprehur besim se autoritetet e Ukrainës do të udhëheqin "hetim të shpejtë dhe transparent".

Sipas organizatës Reporterët pa Kufijë, Vasil Klimentiev, redaktor i një gazete javore në qytetin verior Harkov, është zhdukur më herët këtë muaj.

Gazetarët e Ukrainës disa herë kanë tërhequr vërejtjen për keqësimin e lirive të shtypit, duke thënë se presioni ndaj gazetarëve është rritur prej se presidenti Janukoviq, i afërt me Kremlinin, e mori këtë post në muajin shkurt.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›