Mesut Ozil tifoz i Barcelonës

Blerja e fundit e Real Madridit, Mesut Ozil, është vetdeklaruar si tifoz i Barcelonës, nëse bazohemi në një intervistë të mesfushorit për faqen e tij personale zyrtare, gjatë kohës që ishte duke luajtur për Werderin.
21 vjeçari kompletoi kalimin nga Werderi në Santiago Bernabeu pak ditë më parë dhe arsyeja e këtij transferimi sipas Ozil ishte urija për sukses, por sipas faqes së tij personale zyrtare www.mesut-oezil.com, në një intervistë dhënë nga futbollisti gjerman, ai ka pranuar se është nga fëmijëria tifoz i rivalit të përbetuar të Merengezëve.
I pyetur se cili është klubi i preferuar i tij jashtë Bundesligës në intervistën e dhënë disa muaj më parë, Ozil u përgjigj se ishin dy ekipe të cilat i pëlqenin njëjtë, Barcelona dhe Fenerbahce.
Sipas AS, për të shmangur interesimin e Barcelonës në të ardhmen për Ozil, Real Madridi ia ka vënë atij një klauzolë prej 250 milionë eurosh.