E Diel, 1 Nëntor 2026

OSBE mbron Top Channel: Gjobat kundrejt dëmit moral duhet të jenë proporcionalisht të drejta

Biseda e plotë që publikoi Top Channel

Vjenë, 29 qershor, NOA Është një gjopë disproporcionalisht shumë e lartë... Kështu ka deklaruar përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Mediave, Dunja Mijatoviç, ndërsa shprehu sot shqetësimin mbi dëmet për shpifje, ndaj ish ministrit të Kulturës, Ylli Pango, për të cilat transmetuesi kombëtar Top Channel, u urdhërua nga gjykata të paguajë një dëmshpërblim.

Në një letër drejtuar ministrit të Jashtëm, Ilir Meta dhe ministrit të Drejtësisë Bujar Nishani, Mijatoviç theksoi se "vendimet për dëmet morale që jepen nga gjykata duhet të jenë në proporcion me dëmin aktual dhe gjendjen ekonomike të mediave apo gazetarit në fjalë, dhe nuk duhet të krijojnë asesi një efekt shkatërrues në media.

Deklarata e përfaqësueses së OSBE-së, për Lirinë e Mediave, vijon të thotë se më 18 qershor, Gjykata e Rrethit të Tiranës urdhëroi kanalin televiziv Top Channel për të paguar 400,000 për dëmet morale që i shkaktoi ish-ministrit të Kulturës Ylli Pango, duke shfaqur filmimet e marra në fshehtësi, të cilat përcillnin dyshimet se ministri në fjalë, kërkonte favore në këmbim të një pune në ministrinë që ai drejtonte, filmime të cilat çuan në pushimin e tij nga puna, vetëm pak minuta pas shfaqjes së tyre në ekran.

Gjykata argumentoi se filmimi ishte marrë në mënyrë të paligjshme duke argumentuar se janë shkelur kështu e drejta e intimitetit të qytetarit Pango.

Përfaqësuesja e OSBE-së, për Lirinë e Medias, Dunja Mijatoviç thekson në letrën e saj se "E drejta për intimitet duhet të jetë e ekuilibruar kur flitet për një zyrtar të lartë të qeverisë, ndaj detyra e medias për të informuar qytetarët rreth zhvillimeve, të cilat janë në interes të publikut, nuk mund të mohohet në këtë rast", tha Mijatoviç.

Sipas saj, "media ka rol vëzhguesi, në çdo shoqëri demokratike kërkesat për gazetari hulumtuese janë të vërteta, duke mos lënë jashtë vëzhgimit të hollë edhe sjelljen profesionale dhe etike të zyrtarëve të qeverisë.

Duke i dalë në mbrojtje Top Channel, Mijatoviç nënvizoi në letër se "transmetuesit publikë synojnë kështu të hedhin dritë mbi sjelljen profesionale të një zyrtar publik si dhe të shpërdorimit që ata mund të bëjnë për arsye të pozicionit publik.

mit/NOA

Ja biseda e plotë që publikoi Top Channel

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm") daku - BRAVO |29/06/2010 20:02:00 Shume mire ja bejne TOP channel se jane bere ata vete per ti vene kamera se nese
nuk pagun gjoben e tyre te nxjerrin ne tv ata po e pagove nuk te nxjerrin. Dhe
skane te drejte fare te futen ne shtepi e te xhirojne me kamera, kur ja bejne
ministrit a e imagjinoni dot cmund ti bejne nje personi normal? Per mendimin tim
ti kishin vene nja 4 mln dollar. Komentoje 0 0 var JOSC_postCSS=2; Powered by !JoomlaComment 4.0alpha 3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved." var JOSC_ajaxEnabled=1;if (!JOSC_http) JOSC_ajaxEnabled=false;var JOSC_sortDownward='1';var JOSC_captchaEnabled=true;var JOSC_template='http://www.noa.al//components/com_comment/joscomment/templates/JQdefault-emotop';var JOSC_liveSite='http://www.noa.al//components/com_comment/joscomment';var JOSC_ConfigLiveSite='http://www.noa.al/';var JOSC_linkToContent='http://www.noa.al/index.php/sociale/91-sociale/25631-osbe-mijatovic-mbron-top-channel-gjobat-kundrejt-demit-moral-duhet-te-jene-proporcionalisht-te-drejta';var JOSC_autopublish='1';

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›