E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama padit Prefektin e Tiranës: Shpërdoroi detyrën me auditimin ndaj Bashkisë

Tiranë, 29 Qershor, NOA Kryebashkiaku Edi Rama ka ngritur sot një kallëzim penal ndaj Prefektit të Tiranës, Keltis Kruja, me argumentimin se ky i fundit ka shpërdoruar detyrën.

Kjo padi e Ramës mbërrin në një kohë, kur Kruja i është kundërpërgjigjur atij me një letër se po zbaton vetëm detyrën, ndërsa po akuzohet se prefektura po kërcënoka qeverisjen e kryeqytetit me kërkesën e auditimit të fondeve të buxhetit të bashkisë.

Bashkia e Tiranës, në bazë të nenit 280 dhe 281 të Kodit të Procedurës Penale, depoziton këtë kallëzim penal pasi është konsumuar vepra penale e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, për shpërdorimin e detyrës nga Prefekti i Qarkut Tiranë, thuhet në kallëzimin e ngritur nga kryebashkiaku Edi Rama.

Duke i parashtruar prefektit Kruja arsyet dhe provat ku e mbështet këtë kallëzim, Rama citon se auditimi për fondin e veçantë i kërkuar nga prefekti është në kapërcim të kompetencave që burojnë nga kuadri ligjor, duke rënë në kundërshtim të plotë me ligjet për kontrollin e jashtëm të njësive vendore.

Qëndrimi zyrtar i Prefektit, është në kundërshtim të hapur me ligjin dhe në kapërcim të kompetencave të tij, rrjedhimisht edhe deklarata publike lëshuar prej tij para mediave, është krejtësisht e pavërtetë dhe veprimet e tij janë kryer plotësisht në kushtet e shpërdorimit të detyrës dhe në kundërshtim flagrant me dispozitat e kuadrit ligjor në fuqi, citon Rama në kallëzimin e tij penal.

Duke dhënë sqarime për fondin e veçantë të Bashkisë së Tiranës, ai pohon se ai planifikohet nga të ardhurat e veta të njësisë vendore dhe nuk ka të bëjë e nuk duhet ngatërruar me fondet e buxhetit të shtetit për funksionet e deleguara në njësitë vendore si ndihma ekonomike apo gjendja civile.

E më pas, shton se urdhri i Ministrit të Financave për Auditimin e fondit të veçantë pranë ministrive të linjës, institucioneve në vartësi të tyre dhe prefekturave për vitin 2009, është keqinterpretuar nga ana e z. Kruja.

Insistimi flagrant dhe arbitrar i Prefektit Kruja, për të kontrolluar Bashkinë e Tiranës në kundërshtim me ligjin, cënon rëndë parimet themelore dhe të rëndësishme të Kushtetutës, që kanë të bëjnë me decentralizimin e pushtetit dhe autonominë vendore, mbi të cilat ngrihet dhe funksionon qeverisja vendore, përfundon akuzën e tij Rama.

n.e/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›