E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

OSBE, trajnim për fuqizimin e oficerëve të Policisë në luftën kundër trafikimit të personave

TIRANË, 22 janar /ATSH/ Prezenca e OSBE-së në Shqipëri njoftoi sot nisjen e një programi trajnimi kaskadë për oficerët e Policisë lidhur me hetimin e trafiqeve të paligjshme.

Trajnimi, i cili zhvillohet bashkë me Policinë e Shtetit, fokusohet në zhvillimin e aftësive të nevojshme për të intervistuar viktimat e trafikimit.

Kjo nismë, e bazuar në trajnimin përmes mentorimit, ofron njohuri dhe teknika të specializuara për oficerët e Policisë që janë përgjegjës për hetimin e trafikimit të qenieve njerëzore, duke i aftësuar ata për të kryer intervista delikate me viktimat.

Programi i trajnimit fuqizon pjesëmarrësit që të bëhen vetë trajnerë, duke mundësuar përcjelljen e ekspertizës tek institucionet ligjzbatuese.

Ky program është pjesë e projektit të Prezencës së OSBE-së “Forcimi i kapaciteteve të institucioneve ligjzbatuese për bashkëpunimin ndërsektorial dhe ndjekjen penale të trafikimit të personave”, që financohet nga Mbretëria e Bashkuar, Norvegjia, Italia dhe Irlanda.

1 nga 12

/r.e/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›