E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Nis montimi i urës “Bailey” në Lapardha 2, Demo: Do të shërbejë si nyjë lidhëse për pesë fshatra

TIRANË, 22 janar /ATSH/ Pas përfundimit të shpatullave të Urës në fshatin Lapardha 2, falë bashkëpunimit të bashkisë Berat dhe Ministrisë së Mbrojtjes, ka filluar puna nga forcat e e Komandës Mbështetëse të Trupave të Xhenios, për montimin e urës tip “Bailey”.

Kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo ndau në rrjete sociale momente nga puna që po kryehet aty, teksa vuri në dukje se, ura do të shërbejë si nyjë lidhëse për fshatrat e zonës dhe fermerëve për ushtrimin e aktivitetit të tyre bujqësor.

Ura është e gjatë 27 metra. “Ura do të shërbejë si nyje lidhëse për pesë fshatra: Lapardha 2, Lumas, Sheqëz, Bardhaj, Vodëz dhe 2 fshatra të njësisë Perondi në Berat”, tha Demo.

1 nga 8

/a.f/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›