E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE/ODIHR do te publikojne raportin perfundimtar ne gusht

Zgjedhjet

OSBE/ODIHR pritet te publikoje ne fillim te muajit gusht raportin e tij perfundimtar per zgjedhjet lokale qe u mbajten ne Shqiperi. Ky raport pritet te jape nje pergjigje te nderkombetareve ne lidhje me proceduren e ndjekur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe po keshtu Kolegji Zgjedhor per sa i perket administrimit te zgjedhjeve ne Tirane. Kjo per shkak se ndonese kandidati i opozites Edi Rama mori 10 vota me shume se kandidati i mazhorances Lulzim Basha ne garen per Tiranen keto institucione vendosen qe fitues te shpallej Basha pas ligjerimit te procedures per numerimin e votave te hedhura ne kutite e gabuara. Ky raport do te jete nje ndihme e madhe edhe per Komisionin Europian ne kuader te vleresimit qe do te beje KE per zhvillimet ne Shqiperi gjate vitit te fundit. Ky raport do te behet publik ne muajin tetor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›