E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ristani 9 komuna zgjedhje ne fund te korrikut

Procesi elektoral per pushtetin vendor

Nese procesi i Tiranes perfundoi duke dhene zgjidhje administrative dhe juridike per bashkine me te madhe ne vend 8 maji si proces zgjedhor ende nuk mund te quhet i mbyllur. Ne nje prononcim te vetin per televizionin Alsat kreu i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Arben Ristani deklaroi se per kete institucion mbeten tanime edhe 9 komuna te cilat ende nuk kane zhvilluar garen qe ishte parashikuar normalisht per ne 8 maj. Jane per tu ribere zgjedhjet ose per tu bere nga fillimi ne ato vende ku nuk u arrit te beheshin me 8 maj. Ne do te perpiqemi ti bejme sa me shpejt. Ne baze te ligjit nga momenti qe mbaron procesi ankimor kemi 40 dite kohe per te organizuar zgjedhjet e pjesshme por nuk do te shfrytezojme afatin maksimal. Do te mundohemi ti bejme sa me shpejt ndoshta te dielen e fundit te korrikut apo te dielen e pare te gushtit por do te mundohemi qe ti zhvillojme brenda korrikut ne menyre qe procesi te mbyllet perfundimisht tha Ristani. Rrjedhimisht procesi zgjedhor per pushtetin vendor ne keto njesi administrative me gjase do te permbyllet ne fillim te muajit gusht per te lejuar mandej qe diku nga 10 diteshi i pare i tij KQZ-ja te shpalle nje rezultat perfundimtar ne shkalle vendi. Komunat qe do te perfshihen ne kete proces jane ato ne te cilat per arsye te ndryshme nuk u zhvilluan fare zgjedhjet ne 8 maj por edhe ato per te cilat Kolegji shpalli pavlefshmeri. Shllaku Paper Pishaj Zall Dardhe Armen Kolsh Shales Finiq dhe Mollas jane njesite per te cilat KQZ-ja ka nisur pergatitjet administrative per zhvillimin e zgjedhjeve. Nderkohe per Tiranen duket se kandidati i shpallur fitues demokrati Lulzim Basha do te marre detyren ne date 22 korrik. E gjithe kjo veprimtari po zhvillohet nderkohe qe propozimet e pare per reformen zgjedhore nga ana e shumices kane nisur te hidhen ne tryeze. Ne kete kuader votimi elektronik duket se do te shfaqet si nje nga sugjerimet kryesore teksa edhe ish-kreu i KQZ-se kryetar i sekretariatit te tryezes se reformes zgjedhore Kristaq Kume ka deklaruar dje mundesite per realizimin e kesaj menyre ekzistojne. Ne teresine e mundesive qe krijon teknologjia e informacionit per nje proces zgjedhor une do te thosha qe ne me afer jemi asaj cka mund te realizohet nepermjet votimit jo me me flete por nepermjet nje ekrani klikimit ne te. Gje qe do te thote se kjo do te kerkoje te zgjidhe problemin e identifikimit te automatizuar te zgjedhesve ne funksion natyrisht te pajisjes se te gjithe zgjedhesve shqiptare me karten e identitetit dhe shfrytezimit te mundesive qe ka baza e te dhenave per te identifikuar dhe mos lejuar votimin disa here te te njejtit zgjedhes dhe po ashtu mundesive qe i krijon kjo menyre votimi per te mos votuar me shume se nje here nje zgjedhes dhe qe vota e tij te numerohet menjehere eshte shprehur Kume.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›