E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

OSSH: Defekt në nënstacion, pa energji disa lagje në Shkodër, Velipojë dhe disa fshatra

TIRANË, 13 dhjetor/ATSH/ Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) bën të ditur se për shkak të një defekti në transformatorin e nënstacionit “Shkodra 2”, sot në ora 11:30, ka marrë flakë transformatori.

Për arsye sigurie, OSSH Shkodër ka stakuar energjinë në disa nënstacione.

Sipas OSSH-së, pa energji elektrike kanë mbetur disa lagje të qytetit Shkodër, zona e Velipojës dhe disa fshatra.

“Po merren të gjitha masat për furnizim të energjisë elektrike përmes skemës alternative, me linja të tjera unazore, ndërsa në terren grupet e avarisë vijojnë punën për eliminimin e defektit dhe rikthimin e energjisë elektrike sa më shpejt në të gjitha zonat e prekura nga defekti”, bën të ditur OSSH.

/r.e/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›