OSSH remont në nënstacionin “Traktora”, pa energji disa zona në Tiranë

TIRANË, 18 janar/ATSH/ Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) bën të ditur se për shkak të remontit të planifikuar në kabinën që furnizohet nga një prej fiderave të nënstacionit “Traktora”, deri në orën 13:00 do të stakohet energjia në disa zona në Tiranë.
Sipas OSSH-së, remonti prek konsumatorët në “Rrugën e Kokonozëve”, dhe rrugën “Zana Floqi”.
/a.f/