E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama - Linkoln - Kenedi, sa ngjajnë me njëri-tjetrin?!

Historianët amerikanë, disa ditë para inaugurimit të Obamës si President i SHBA-së, po i japin shumë rëndësi ngjashmërive mes tij dhe ish-presidentëve Abraham Linkoln dhe Xhon Kenedi. Fundjavën përpara inaugurimit të tij si Presidenti i 44-rt i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama do të zhvillojë një udhëtim me tren nga Filadelfia drejt Uashingtonit, duke bërë ndalesa në Uilmington, Delauare dhe Baltimora, të njëjtën udhë që ndoqi edhe Abraham Linkoln përpara inaugurimit të tij. Tashmë nuk është sekret admirimi i Obamës për ish- Presidentin Linkoln. Historianë dhe ekspertë të caktuar, shohin tek Obama edhe ngjashmëri me Xhon Kenedin. Në të vërtetë, Obama do të hyjë në zyrën Ovale shumë i ri, sic ishte Kenedi. Obama ka një buzëqeshje dhe një stil karizmatik që ka kapur imagjinatën botërore, ashtu si Kenedi. Obama do të hyjë në Shtëpinë e Bardhë me një vizion për Amerikën që dallon shumë nga ai i paraardhësve të tij, si Kenedi në vitin 1960. "Me gjithë respektin, mendoj se Obama ka marrë shumë nga Xhon Kenedi dhe roli që ai ka luajtur në politikën amerikane", shprehet historiani Derril Uest. Ndërkohë që në mënyrë të habitshme, Obama dhe Linkoln filluan karrierën e tyre politike në shtetin e Ilinoisit. Që të dy, Obama dhe Linkoln luajtën me origjinalitet kartën e emërimit në pozicione kyce të administratës së tyre, krye oponentët e tyre politikë. Ish-rivalja e Obamës për nominimin e partisë demokratike Hilari Klinton do të jetë sekretarja e ardhshme e shtetit, ashtu sic këtë post për Linkolnin e zuri Ulliam Sjuard, kundërshtari politik i tij. Por ngashmëria më e madhe është që Obama dhe Linkoln e marrin drejtimin e vendit në një moment të rrezikut të lartë kombëtar. Linkolni u bë President në kohën kur në SHBA shpërtheu lufta civile, ndërsa Obama hyn në Shtëpinë e Bardhë në një kohë kur vendi është përfshirë nga kriza e rëndë ekonomike dhe recensioni. Barak Obama ka zhvilluar konsultime me Presidentin në ikje Xhorxh Bush, si dhe ish-Presidentët Bill Klinton, Bushin e vjetër dhe Xhimi Karterin në lidhje me krijimin e vendeve të reja të punës. Ditën e inaugurimit, Barak Obama do të bëjë betimin me dorën e vendosur në të njëjtën bibël që është përdorur edhe nga Abraham Linkoln.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›