Obama Assad i ka ditet e numeruara

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama ka deklaruar se presidenti sirian Bashar al Assad i ka ditët e numëruara.
“Vlerësimi ynë është se ditët e Assad janë të numëruara. Çështja nuk është nëse, por kur regjimi do të bjerë”, ka thënë Obama në një intervistë për revistën “The Atlantic”.
“A mund ta përshpejtojmë këtë? Po punojmë me komunitetin ndërkombëtar për ta provuar”, ka thënë Obama, i cili më tej ka pranuar se opozita siriane është e përçarë.
Franca mbyll ambasadën në Damask
Ndërkohë, Franca ka vendosur të mbyllë SiriaSiri, bllokohet Kryqi i Kuq Siri, ushtria kontrollon HomsinQyteti i Homsit shndërrohet në ferr ambasadën e saj në Damask. Lajmin e ka bërë të ditur vetë presidenti francez Nicolas Sarkozy.
Ndër të tjera, shefi i pallatit Elize ka deklaruar se një ndërhyrje në Siri është e pamundur pa një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
55 të vrarë bilanci ditor, shumica e viktimave në Homs
Ndërkohë, është ngjitur në 52 të vrarë bilanci ditor i viktimave të represionit të kryer nga forcat besnike të presidentit Assad. Lajmin e bëjnë të ditur burime nga Komiteti i Koordinimit Lokal, që përbëhet nga aktivistë anti-regjim.
Shumica e viktimave, të paktën 47, janë vrarë në Homs, që është ndodhur sërish nën zjarrin e artiljerisë qeveritare në lagjet Bab Dreib dhe Fakhura.