E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri bllokohet Kryqi i Kuq

Kryqit të Kuq i është revokuar e drejta për të shpërndarë ndihma në lagjen e Baba Amrit në Homs, pavarësisht se vetëm 24 orë më parë autoritetet kishin pranuar kërkesën e organizatës për të shpërndarë ndihma humanitare.

Presidenti i “KK”-së, Jakob Kellenberger, e cilësoi si “tërësisht të papraneushme” sjelljen e Qeverisë Siriane, në një deklaratë të ashpër të dhënë pasditen e së premtes.

Sipas disa mediave ndërkombëtare, refuzimi i misionit është bërë për t’i dhënë kohë autoriteteve që të pastrojnë vendin nga provat e vrasjeve të paligjshme.

Një vatër e rezistencës antiqeveritare, lagjia e Baba Amr në Homs është goditur në javët e fundit me artileri të rëndë dhe ka qëndruar SiriaObama: Assad i ka ditët e numëruaraSiri, ushtria kontrollon HomsinQyteti i Homsit shndërrohet në ferr e rrethuar gjatë të gjithë kohës, duke bërë që në qytet të mbërrijnë fare pak ose aspak ushqime dhe mjekime. Uji i pijshëm dhe elektriciteti gjithashtu është ndërprerë.

Rebelët lajmëruan ditën e enjte për një tërheqje taktike nga qyteti. Më parë gjatë të premtes, agjensitë ndërkombëtare lajmëruan vdekjen e 17 personave në pak orë në Homs, nga zjarri i forcave qeveritare.

Siri, ndihma në lagjen Baba Amer të Homsit

Pas rrethimit njëmujor, një autokolonë e Kryqit të Kuq hyri më në fund në lagjen Baba Amer të qytetit sirian të Homsit për të shpërndarë ushqime, ujë e ilaçe.

Bashke me Gjysmë Hënën e Kuqe siriane, u arrit te organizohej nisja e autokolones prej 7 kamionesh te mbushur me ndihma e te planifikohej gjithashtu evakuimi i te plagosurve.

Baba Amer eshte zona me e goditur e Homsit, shenjester e vales se bombardimeve qe nuk ka reshtur prej javesh, e braktisur se fundi edhe nga rebelet e ushtrise se lire siriane, te cilet deklaruan se po benin nje terheqje taktike.

Nga 100.000 banoret e perhershem te saj, pak kane mbetur dhe kryengritesit pretendojne se u larguan per te shpetuar jetet e njerezve atje nga nje sulm tokesor.

Raporte per nje vale te frikshme ekzekutimesh ne qytetin-fortese te rezistences kunder regjimit kane rene ne dore te komisioneres se larte te OKB-se per te drejtat e njeriut.

Organizata e Kombeve u shpreh gjithashtu e zhgenjyer nga fakti qe te derguares se saj per çeshtjet humanitare, Valerie Amos nuk iu lejua hyrja ne Siri dhe kerkoi t'i jepet menjehere mundesia per te vizituar zonat e prekura nga luftimet.

Kete thirrje e mbeshteten dhe Rusia e Kina, qe kane bllokuar me vetot e tyre dy rezoluta te Keshillit te Sigurimit kunder dhunes ne Siri.

Kryeministri britanik David Cameron doli hapur me kerkesen qe "qeveria kriminele e Sirise" siç e quajti ai, te konsiderohet pergjegjese per gjendjen ne vend, dhe shtoi: "nje dite, ky regjim i tmerrshem do te jape llogari per veprimet e veta".

Vladimir Putin kritikoi nga ana tjeter perendimin per mbeshtetjen e dhene opozites siriane, por insistoi te tregonte se Moska nuk ka asnje lidhje te veçante me Damaskun dhe se shqetesohet thjesht per pajtimin e paleve ne konflikt.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›