Obama, Berlusconi: Them ate qe mendoj

Kryeministri italian ka kaluar normat e etikes ne deklaratat e tij ne media per presidenti e ri amerikan Barack Obama. Pas deklaratave te paradites, ne mbremje Silvio Berlusconi ka befasuar serish me pergjigjet e tij per gazetaret.
“Me eshte care... dhe them ate qe mendoj”, eshte shprehur Berlusconi, pas kthimit ne hotel pas nje mbremjeje te kaluar me kryeministrin rus.
Duke replikuar kundershtite e opozites per theniet e tij, kryeministri italian tha:
“Opozita italiane nuk me befason me, eshte kunder vendit, te mires dhe interesit te Italise. U duket sikur jane serish ne fushate elektorale, cfare te them me teper”.
Gjate paradites se djeshme Berlusconi tha se Obama eshte “i ri, i bukur dhe i nxire nga Dielli”.
Ne nje konference te perbashket per shtyp me presidentin e Rusise Medvedev, ne Moske, kreu i qeverise italiane vijoi edhe me tej me ironine e tij.
“Na eshte paraqitur si mesia, plote me energji dhe shprese. Shpresojme qe te mos zhgenjeje”, tha ai.