E Diel, 1 Nëntor 2026

Obama: Dua të ndjek botërorin në Afrikë

Obama u takua në Shtëpinë e Bardhë me Stepp Blatter, kreu i organizmit më të lartë botëror për futbollin FIFA, dhe i kërkoi atij që të merrte në konsideratë përpjekjet e SHBA-së për të organizuar kampionatin botëror në vitin 2018 ose 2022, thuhet në një komunikatë të Shtëpisë së Bardhë.

"Presidenti Obama e falënderoi zotin Blatter për ftesën për të ndjekur aktivitetin futbollistik botëror të vitit të ardhshëm dhe tha se shpresonte që axhenda i tij t’ia lejonte një udhëtim të tillë", shpjegohet më tej në deklaratë.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›