Flamurtari kërkon një lider, në skenë Devi Muka
“Nuk më kishte ndodhur asnjëherë në karrierën time si futbollist dhe trajner, të përjetoja kështu një ndeshje futbolli. Kërkoj ta harroj sa më shpejt këtë ëndërr të keqe, por shpesh herë mendja më shkon qoftë edhe pa dashje atje”, ka thënë dje numri 1 i pankinës të Flamurtarit.
Ai shprehet se po të kishte një lider në ekip gjithçka do të shkonte ndryshe.”Po të kishim në skuadër një lider, që di ta mbledhë mirë ekipin në situata të tilla, nuk do të kishim pësuar një humbje te tillë”, ka deklaruar Memushi.
Por cili është ky?
“Për mendimin tim, më i pranushëm është vetëm Devi Muka. Ai e njeh mirë psikologjinë e skuadrës vlonjate dhe është një lider që ndihmon shumë ekipin, me përvojën që ka si futbollist dhe kapiten skuadre. Këto ditë këtë mendim do t’ia përcjell dhe drejtuesve të klubit, të cilët kam besim, se do ta mirëkuptojnë kërkesën time”, ka përfunduar tekniku.