E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama E ardhmja qe meritojne libianet eshte brenda mundesive te tyre

Presidenti amerikan Barak Obama tha te henen se populli i Libise eshte prane arritjes se te ardhmes se tyre qe ata meritojne nderkohe qe sundimit 42 vjecar te Moammar Gadhafit i vjen fundi. Presidenti foli ne Marthas Vineyard ne Massachusetts ku zoti Obama po kalon pushimet me familjen e tij.

Ne dekleraten e tij presidenti tha se situata mbetet e paqendrueshme por eshte e qarte se libianet jane ne prag te arritjes se te ardhmes qe ata meritojne.

Ende mbetet nje shkalle pasigurie dhe ende ka elemente te regjimit qe perbejne kercenim. Por eshte shume me e qarte regjimit te Gadhafit po i vjen fundi dhe e ardhmja e Libise eshte ne duart e popullit te saj.

Zoti Obama tha se sapo ishte takuar me ekipin e tij te sigurise kombetare dhe kishte folur ne telefon me kryeministrin britanik David Cameron.  Festimet neper rruget e Libise tha ai tregojne se perpjekja per dinjitet njerezor eshte me e forte se cdo diktator. Por presidenti Obama paralajmeroi se nderkohe qe bie qeveria libiane disa elemente kercenojne ne zgjatjen e luftimeve.

Megjithese eshte e qarte se regjimi i Gadhafit ka perfunduar ai ende ka mundesine per te reduktuar gjakderdhjen e metejshme duke i dorezuar pushtetin popullit te Libise dhe bere thirrje atyre forcave qe vazhdojne te luftojne qe te ulin armet per te miren e Libise.

Me veshtrimin perpara zoti Obama i beri thirrje Keshillit Kombetar Kalimtar qe te vazhdoje te ndermarre hapa per te sjelle nje tranzicion paqesor perfshires dhe te drejte. Ai tha se Shtetet e Bashkuara do te mbeshtesin Keshillin Kombetar Kalimtar me asetet e qeverise se Gadhafit qe u ngrine me heret kete vit.

Zoti Obama tha se Shtetet e Bashkyuara NATO dhe partnere te tjere do te vazhdojne te ndihmojne ne sigurimin e popullit te Libise nderkohe qe ata qe i quajti elemente te mbetur te regjimit kercenojne pjese te vendit. Presidenti gjithashtu ju drejtua atyre amerikaneve per te cilet ai tha se ngjarjet ne Libi kane nje rezonance te vecante duke theksuar vrasjen e shume amerikaneve ne akte terroriste te sponsorizuara nga qeveria e Gadhafit.

Per NATO-n zoti Obama tha se nderhyrja ne Libi me ndihmen e shteteve arabe tregon se kjo aleance eshte me e afta ne bote dhe demostron se cfare mund te arrije komuniteti nderkombetar kur jane te bashkuar.

Presidenti ju drejtuar popullit libian me keto fjale

Nje oqean na ndan ne por jemi te bashkuar ne deshiren themelore njerezore per liri drejtesi dhe dinjitet. Ishte revolucioni juaj dhe sakrificat tuaja kane qene te jashtezakonshme. Tani Libia qe meritoni eshte brenda mundesive tuaja.

Zoti Obama tha se pavaresisht se ka sfida te medha perpara ngjarjet ne Libi jane nje kujtese se frika mund te hape rruge per shpresa dhe se fuqia e njerezve qe perpiqen per liri mund te sjelle nje dite me te ndritshme.

Ne zhvillime te tjera Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton foli me shefin e Keshillit Kombetar Kalimtar Mustafa Abdul Jalil per te diskutuar perpjekjet per te formuar nje qeveri te re perfshirese.

Zonja Clinton po ashtu foli me Jeffrey Feltman te Departmanetit te Shtetit per diplomacine ne Lindjen e Mesme i cili sapo perfundoi nje vizite ne qytetin Benghazi te Libise dhe te derguarin amerikan prane Keshillit Kombetar Kalimtar Chris Stevens.

Zyrtartet nderkombetar te Grupit te Kontaktit ne Libi perfshi ministrat e jashtem te FrancesItalise Gjermanise Turqise Norvegjise Suedise Danimarkes Emirateve te Bashkuara Arabe dhe zyrtare te Katarit dhe Britanise prite te takohen te enjten ne Stamboll per te kordinuar hapat e ardheshem per Libine.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›