Italianet te interesuar per zhvillimet ne Libi fqinji i tyre

Italianet po e ndjekin me interes te madh gjendjen ne Libi me shpresen se paqja ne kete vend mund te ndihmoje ne stimulimin e ekonomise italiane te goditur nga kriza. Libia si ish koloni italiane tradicionalisht ka pasur lidhje te ngushta tregtare me Italine. Por afersia gjeografike ka sjelle ne Itali barren e emigranteve te paligjshem qe largohen nga nga Libia dhe arrijne ne ishullin jugor italian Lampedusa.
Shume italiane shpresojne se rikthimi i paqes ne Libi do ti jape fund emigracionit te paligjshem dhe koston qe ai sjell per Italine por edhe mund ti siguroje vendit nje partner tregtar te qendrueshem.
eshtja e Libise me te vertete na intereson sepse ajo eshte aq afer thote banorja e Romes Sabrina Generali.
Nje marreveshje me Libine eshte me te vertete e rendesishme nese atje vendoset nje qeveri e qendrueshme. shte e qarte se Gaddafi ka humbur por me pas ne Libi duhet te kete nje qeveri te qendrueshme sepse ajo eshte e lidhur mjaft ngushte me Italine.
Italia po perballet me veshtiresi ekonomike serioze dhe do te diskutoje kete jave nje pakete kursimi prej 455 miliard euro qe qeveria thote se eshte me rendesi jetike per te penguar krizen e borxhit.
Sot faqet e para te gazetave i kushtohen Libise.
Shume italiane mendojne se qeveria e tyre do te perpiqet te permiresoje marredheniet me cdo regjim qe do te formohet ne Libi pas Gadafit.
Ministria Italiane e Mbrojtjes ka njoftuar se ish krahu i djathte i Gadafit Abdel Salam Jalloud i cili ka kaluar ne anen e rebeleve erdhi per tu strehuar ne Itali gjate fundjaves. Shume italianet e shohin kete si nje nisme te qarte te qeverise se tyre per te permiresuar marredheniet.
Italia ka pasur nje rol te rendesishem ne situaten libiane. Ne afat te shkurter nuk e di nese kjo do te ndikoje ne marredheniet tona por kur mendon se nafta libiane perben 20 perqind te tregut te naftes globale me siguri Italia do te shpresoje qe ky te jete nje hap ne drejtimin e duhur ne kete marredhenie me Libine - ky duhet te jete shkaku pse ai eshte ne Itali thote banori i Romes Silvio Testa.
Une jam i shqetesuar se kush do te vije ne pushtet thote banori Carlo Zarli. Jo ata qe kane hequr por kush do te jete sundimtari tjeter sepse ne ate vend gjithmone ka njerez qe ne nje fare menyre do te kene kontrollin e burimeve te tyre ekonomike.