Obama Ende shume pune per dialogun me boten islame
Ne vazhdim te turit te tij aziatik Presidenti amerikan Barak Obama e ka bere ndalesen e radhes ne Indonezi ku nuk do te qendroje me shume se 24 ore. Kjo vizite e planifikuar qe me pare ishte shtyre dy here per shkak te politikes se brendshme se pari aprovimit te reformes shendetesore dhe se dyti per shkak te krizes se provokuar nga shperthimi i platformes se British Petroleum. Avioni presidencial Air Force One u ul ne bazen aeronautike Halim Perdanakusuma ku Presidenti i shoqeruar nga bashkeshortja Mishel u prit nga ministri i Jashtem indonezian Marty Natalegawa. Ne axhenden e tij parashikohet pervec takimeve me personalitete te larta te vendit vizita ne xhamine me te madhe te vendit dhe nje fjalim ne Universitetin e Indonezise nje takim i konsideruar si shume i rendesishem ne fushen e angazhimit te Obames per te nisur nje dialog te ri me boten islamike. Ai foli per perpjekjeje te ndershme dhe te vazhdueshme per hapjen e nje faqeje te re dialogu me boten islame por pranoi se nuk jane eliminuar akoma te gjitha keqkuptimet qe jane grumbulluar me kalimin e viteve. Teksa u pergjigjej pyetjeve gjate konferences per shtyp ne Xhakarta Presidenti amerikan e konsideroi hapjen e Perendimit ndaj botes islame si nje projekt qe duhet kompletuar. Kemi ende shume pune per te bere. Ajo qe kerkojme te bejme eshte te ndertojme ura dhe te rrisim nderveprimin tone me vendet myslimane. Nuk mund te flitet vetem per ceshtje sigurie perfundoi ai. Obama u shpreh i lumtur se me ne fund ishte kthyer si President ne Xhakarta. Pothuajse nuk e njoha Xhakarten qytetin ku jetova kater vitet e femijerise sime tha ai duke lavderuar zhvillimin ekonomik te Indonezise. Jam kaq i lumtur qe kthehem ne Indonezi dhe shpresoj qe lidhjet mes dy vendeve tona do te vazhdojne te forcohen shkroi ai ne regjistrin e te ftuarve ne pallatin presidencial ku u takua me
Yudhoyonon. Ne vendin qe me 250 milione myslimane mban rekordin e popullsine islamike me te madhe ne bote Obama e mbylli fjalimin e tij gjate konferences per shtyp me Presidentin indonezian me fjalet Do te bejme ceshte e mundur per tju qendruar prane. Vizita e Obames ne Xhakarte do te celebrohet me nje feste te ish-nxenesve te shkolles fillore qe ka ndjekur edhe Obama ne vitet 1967-1971 ne vitet kur ka jetuar ne Indonezi me te emen. Ai beri oferte per te ndihmuar ne perballimin e pasojave te katastrofave natyrore te koheve te fundit dhe me premtimin per te ndertuar nje partneritet te gjithanshem. Presidenti Obama tha se marredheniet e Shteteve te Bashkuara me Indonezine do te perqendrohen ne tri fusha bashkepunimi ceshtjet tregtare e ekonomike sfidat e perbashketa ndryshimet klimatike si dhe ceshtjet politike e te sigurimit. Deshiroj te kthehem ketu per nje vizite me te gjate. Madje dua te marr me vete edhe vajzat e mia tha ai. Nderkaq hiri i vullkanit Merapi mund te behet shkak per te shkurtuar programin e vizites se tij dhe per tu nisur para kohe per ne Seul. Sipas asaj qe shkruan Uashington Post edhe per Air Force ulja nuk ka qene e lehte. Kjo per shkak se ne zonen e Xhakartes jane pezulluar fluturimet per avionet e linjes nga veprimi i hirit vullkanik qe me erupsionin e tij ka shkaktuar me shume se 150 te vdekur. Megjithate pas vleresimit te situates pilotet vendosen se ulja ishte e sigurt.