Artistet Te hiqen emerimet
Vazhdojne diskutimet mbi ligjin e ri Per artin dhe kulturen. Dje palet pjesemarrese kane shqyrtuar nen per nen ligjin ne fjale. Prej aktoreve Luiza Xhuvani e Rajmonda Bulku njekohesisht edhe deputete eshte kerkuar me ngulm qe te hiqet sistemi i emerimeve ne teater per te kaluar te sistemi me kontrate
Diskutimet ne Komisionin e Edukimit dhe Mjetet e Informimit Publik ne lidhje me ligjin e ri Per artin dhe kulturen kane vijuar serish dje mes paleve. Debati ashtu si edhe heret e shkuara ka vazhduar mes deputeteve te te dyja kraheve politike dhe perfaqesuesve te ministrise. Kesaj here ligji Per artin dhe kulturen eshte kaluar nen per nen. Nuk ka pasur vetem perplasje idesh por edhe renie dakord mes tyre. Sipas Mimoza Sofronit Drejtoresha per artin dhe kulturen ne Ministrine e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve gjate diskutimeve ka pasur ndryshme te vogla ne ligj. Dje u vendos ne Qendren Kombetare te Artit te mos kete nenndarje te specifikuara per secilen nga gjinite e artit. Sipas saj me tej eshte diskutuar edhe mbi zgjedhjen e drejtoreve te institucioneve dhe statuseve te institucioneve. Ajo tregon se eshte rene dakord qe ky i fundit te hartohet nga drejtuesi i cili ia paraqet bordit e me pas te kaloje per miratim te ministri. Por diskutimi kryesor gjate ketij diskutimi te ligjit nen per nen ka qene ai i dy deputeteve Rajmonda Bulku e Partise Demokratike dhe Luiza Xhuvani e asaj Socialiste te dyja aktore te njohura te cilat kane pasur te njejtin mendim sa i takon punesimit te aktoreve. Sipas tyre ne ligjin e ri punesimi i aktoreve por edhe i artisteve neper institucione te tjera duhet te kryhet permes kontratave e jo permes emerimeve. Kjo e fundit eshte nje skeme e vjeter e cila eshte ne funksion qysh prej periudhes se sistemit diktatorial ne vend. Ne saje te kesaj skeme te vjetruar tashme eshte bere e mundur qe ne skene te dale vetem nje grup i caktuar aktoresh ndersa pjesa tjeter e tyre te vegjetoje duke pritur qe dicka te ndodhe. Ne momentin qe hapet nje vend ne organike drejtori vendos ne menyre subjektive apo politikisht artistin qe do te behet i brendshem. Burokracia e teatrit fryhet ne menyre te cuditshme dhe gjithandej ka elemente te rinj qe nuk kane te drejte te atashohen ne teater sepse vendet e organikes jane te zena. I vetmi sistem qe e zgjidh kete eshte ai me kontrate thote Luiza Xhuvani. I te njejtit mendim ka qene edhe aktorja tjeter Rajmonda Bulku e cila ve ne dukje se aktore apo regjisore qe vijne nga jashte e kane te mundur te behen pjese e teatrit permes kontrates ndersa artistet vendas duhet te mbeten ne pritje te emerimeve. Per mua kjo pike duhet ndrequr. Duhet te gjejme nje forme me te zbutur qe te na coje shume shpejt ne ate qe duam te gjithe dhe ne ate qe eshte ne parametrat e te gjithe kompanive te botes se artit dhe kultures u shpreh ajo. Nderkaq nje tjeter vend ne diskutimin e djeshem zuri edhe teatri i ri i humorit. Edhe pse kane qene ne nje mendje per krijimin e ketij institucioni i cili pritet te zevendesoje estraden e dikurshme deputetja Xhuvani ka kundershtuar emertimin e tij si teatri i vetem i komedise. Palet do te mblidhen serish sot per te diskutuar ne Komisionin e Edukimit dhe Mjetet e Informimit Publik ne lidhje me ligjin e ri Per artin dhe kulturen.