E Diel, 1 Nëntor 2026

Obama Myslimanet te perballen me militantet

Te gjithe ne duhet te punojme se bashku qe te mundim Al Kaeden dhe bashkepunetoret e saj te cilet nuk mund te pretendojne se jane udheheqesit e ndonje feje

Raportet mes Islamit dhe Shteteve te Bashkuara ishin nje nga elementet kyce qe Presidenti amerikan adresoi ne Indonezi - vendi me numrin me te madh te popullsise myslimane ne bote.

Duke folur para nje publiku qe perbehej kryesisht nga studente te Universitetit te Xhakartes Obama pranoi se marredheniet me boten islamike mbeten te trazuara.

Kemi bere perparim por kemi shume me teper pune per te bere. Civilet e pafajshem ne Amerike ne Indonezi dhe ne gjithe boten jane ende cak i ekstremizmit te dhunshem. E kam bere te qarte se Amerika asnjehere nuk ka qene dhe nuk do te jete kurre ne lufte me Islamin. Te gjithe ne duhet te punojme se bashku qe te mundim Al Kaeden dhe bashkepunetoret e saj te cilet nuk mund te pretendojne se jane udheheqesit e ndonje feje e sigurisht nuk jane drejtuesit e nje besimi te madh sic eshte ai islam. Ata qe duan te ndertojne nuk duhet tu japin hapesire atyre qe duan te shkaterrojne. Kjo nuk eshte detyre vetem e Amerikes - tha Obama.

Komentet e Presidentit amerikan vijne 17 muaj pas fjalimit te tij te ngjashem ne Kajro ku foli per nje fillim te ri mes Shteteve te Bashkuara dhe botes islame. Obama e pranoi faktin se shumecka nga ato qe ai ka artikuluar nuk jane zbatuar por shtoi se nje fjalim i vetem nuk mund te zhbeje vite antagonizmi.

Ne fjalimin e radhes ishte element sfidues thirrja e Obames qe vete bota islame te perballet me militantet e te mos prese vetem nga Shtetet e Bashkuara. Obama ne kete kuptim e sheh Indonezine si nje shembull per pjesen tjeter te botes. Ai e pershkroi Indonezine si demokraci ne zhvillim e siper me nje ekonomi ne rritje dhe si nje vend mysliman tolerant ndaj besimeve te tjera fetare. Kete cilesi te fundit ai e krahasoi me vlerat ku bazohet vete Amerika.

Ne jemi dy popuj qe kemi kaluar neper rruge te ndryshme. Njeheresh vendet tona jane deshmi e asaj se qindra miliona njerez me bindje e besime te ndryshme mund te qendrojne te bashkuar nen flamurin e lirise - tha Obama. Nje vit e gjysme nga fjalimi ne Kajro Obama ka humbur shume nga popullariteti qe gezonte ne boten myslimane.

Qartesisht arabet ne vecanti kane qene te zhgenjyer nga paaftesia e Obames qe te shenoje perparim konkret ne konfliktin izraelit-palestinez si dhe politikat e tij ne Irak e Afganistan shihen si vazhdimesi e politikave te George Bushit - shkruanin pak dite me pare dy autore te njohur ne revisten Foreign Policy. Veshtiresite ne procesin e paqes ne Lindjen e Mesme Obama nuk i la pa permendur edhe ne fjalimin ne Xhakarta.

Ne Lindjen e Mesme jemi perballur me fillime false dhe prapakthehu por kemi qene kembengules ne qendrimin tone drejt paqes. Izraelitet dhe palestinezet kane rifilluar bisedimet e drejtperdrejta por mbeten ende shume pengesa. Nuk kemi iluzione se paqja dhe siguria do te arrihen lehtesisht. Askush nuk duhet te vere ne dyshim se Amerika do ti beje te gjitha perpjekjet qe te arrihet rezultati i duhur ne interes te te gjitha paleve te perfshira ne interes te dy shteteve Izraelit dhe Palestines qe duhet te jetojne ne paqe bri njeri-tjetrit. Ky eshte qellimi yne - tha Obama.

Presidenti amerikan nuk mbeti vetem te deklaratat. Ne Xhakarta ai vizitoi xhamine Istiklal me e madhja ne Azine Juglindore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›