E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dosjet BDI Gati te perballemi me PDSH-ne

Sekretari i pergjithshem i BDI-se Abdylaqim Ademi ka deklaruar sot se kjo parti eshte e gatshme te perballet ne gjyq me PDSH-ne lidhur me dosjet e dorezuara ne komisionin e lustracionit.

Reagimi i BDI-se erdhi pasi diten e djeshme kryetari i PDSH-se Menduh Thaci ngriti nje padi penale ndaj kryetarit te saj Ali Ahmeti dhe sekretarit te pergjithshem Ademi.

Ne e porosisim zotin Thaci qe te mos fshihet pas mediave permes te cilave deklaron se nuk ka dijeni se kush i ka dorezuar ne komision ato dosje. Ne do te shihemi ne gjyq pasi reagimin e institucioneve per kete ceshtje e kemi kerkuar ne te paret ka pohuar Ademi.

Javen e kaluar kryesia e BDI-se kerkoi nje hetim mbi publikimin e tre dosjeve ne te cilat lidershipi i saj akuzohej per bashkepunim me ish-sherbimin sekret jugosllav UDB.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›