E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama: Ndryshime në ligjet e taksave

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama ka propozuar ndryshime në ligjet e taksave dhe në rregullore të tjera për të ndihmuar klasën e mesme, e cila, siç u shpreh presidenti, ka qenë objekt sulmi prej disa kohësh.
Në komentet në Shtëpinë e Bardhë, Obama tha se familjet amerikane kanë nevojë për ulje taksash për t'i ndihmuar të paguajnë koston e kopshtit të fëmijëve, ku kjo kosto mund të arrijë në disa mijëra dollarë.
Ky shërbim është tashmë shumë i nevojshëm, pasi një numër i madh grash amerikane kanë filluar të punojnë jashtë shtëpisë gjatë dekadave të fundit.
Obama paraqiti gjithashtu një plan për të lehtësuar kushtet për marrjen e kredisë nga studentët që ndjekin universitetin, dhe ofroi një plan për të zgjeruar opsionet e kursimit për punonjësit amerikanë.
Obama bëri gjithashtu thirrje për më shumë ndihmë për familjet që kujdesen për të afërmit e tyre të moshuar. Zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë thonë se këto ide janë disa nga temat që përfshin fjalimi i Presidentit mbi gjendjen e vendit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›