Obama: Nuk do të paguajmë për prosperitetin boteror
"Pas disa vitesh me borxhe shumë të larta, amerikanët nuk mund dhe nuk do të paguajnë për t'i siguruar prosperitet botës. Dhe asnjë komb nuk duhet ta konsiderojë rrugën drejt prosperitetit të shtruar me eksportet drejt Amerikës'', deklaroi Presidenti amerikan në fund të samitit të drejtuesve të G20-s.
Ndërsa duke iu referuar Kinës, Obama theksoi se ''është gjithashtu thelbësore që askush nuk mund të përfitojë nga një avantazh i padrejtë për sa i përket anës ekonomike dhe asaj tregtare për të siguruar një rritje ekonomike të zgjatur në botë''.
Uashingtoni për një kohë të gjatë ka akuzuar Kinën se po mbante artificialisht juanin në nivele të ulëta në mënyrë që të favorizojë eksportet. Pas shumë presioneve Pekini vendosi ta rrisë vlerën e juanit.