E Diel, 1 Nëntor 2026

Obama: Nuk mund të qëndrohet në heshtje për armët kimike

SLLOVENI - “Komuniteti ndërkombëtar nuk mund të heshtë përballë sulmit kimik në Siri”. Deklarata erdhi nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama gjatë vizitës së tij në Suedi.

“Unë besoj se armët kimike janë përdorur dhe presidenti Bashar Al Assad është autori i një akti të tillë.” - deklaroi shefi i Shtëpisë së Bardhë.
 
“Kredibiliteti im nuk është në rrezik, në rrezik është kredibiliteti i komunitetit ndërkombëtar.”- deklaroi Obama duke theksuar se vijat e kuqe nuk ishin vënë prej tij për armët kimike, por nga e gjithë bota.

Presidenti Barak Obama tha në Stokholm se ai është duke kërkuar mbështetje ndërkombëtare për një veprim ushtarak në Siri. Presidenti Obama shprehu besim se Kongresi amerikan do të japë autorizimin për një goditje ushtarake kundër Sirisë.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›