E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Apple”: Më 10 shtator, iluminohet dita e të gjithëve

Apple ka nxjerrë lajmin e një eventi ende të paspecifikuar, pikërisht për datën 10 shtator. 

Me shumë mundësi, qëllimi është lançimi i "iPhone 5s" dhe "iPhone 5c", dispozitivët që pasojnë "iPhone5". "Ky event duhet të iluminojë ditën e të gjithëve", është mesazhi i lëshuar nga 'Apple", që pak a shumë me të njëjtët fjalë shoqëroi edhe ftesën për prezantimin e "iPhone5".

Mund të thuhet se dy "xhevahirët" e rinj të Apple priten prej kohësh, teksa kanë dalë edhe zëra mbi karakteristikat dhe kostot e tyre. 

Flitet se "iPhone 5s" pritet të jetë më i shpejtë rreth 31% në krahasim me parardhësin dhe gjithashtu mund të ketë ngjyrën gri me rifinitura në të zezë, përmbi gamën e vet klasike.

Mirëpo risia e vërtetë e Apple mund të jetë pikërisht iPhone 5c, për shkak të kostos së tij, që mendojet të jetë i përshtatshëm për një publik me disponibilitet më të vogël ekonomik. 

Pas lançimit të iPod Touch me kosto të ulët, një "iPhone loë cost", për të cilin flitet prej kohësh, do të konfirmonte revolucionin e një kompanie, që është prirur gjithmonë drejt një tregu ndryshe. 

Ndër të tjera duhet thënë se vërtet prezantimi do të bëhet më 10 shtator, por për shitjet reale duhet pritur ende edhe 2 javë, ndoshta rreth 20 shtatorit. 

(m.s/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›