E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama Plan ambicioz per shkurtimin e shpenzimeve

Ne perfundim te nje turneu tre-ditor me autobus ne shtetet e rendesishme qendrore Presidenti Barack Obama tha se ai do te propozoje qe nje komision dy-partiake i Kongresit te beje shkurtime shtese te shpenzimeve prej 15 trilion dollaresh ne buxhetin e vendit qe ishte synim i kompromisit te fundit mbi borxhin dhe deficitin. Korrespondenti i Zerit te Amerikes ne Shtepine e Bardhe Dan Robinson sjelle hollesite.

Presidenti Obama shfytezoi takimet me banoret ne bashkine e qytetit Atkinson dhe Alpha ne shtetin e tij Illinois per ti dhene shtytje mesazhit te tij drejtuar votuesve gjate turneut ne shtetet qendrore.

Presidenti foli per nje sistem te caluar politik ne Uashington fajesoi republikanet per rezistence ndaj arritjes se nje kompromisi me te gjere per borxhin dhe deficitin dhe u beri thirrje amerikaneve te shtojne presionin mbi te gjithe anetaret e Kongresit.

Nuk ka asgje te keqe me vendin tone tani. Ka nje problem me politiken tone.

Nderkohe kandidatet republikan per president kane shtuar kritikat e tyre ndaj presidentit duke perfshire edhe kryesuesit e gares republikane ish guvernatorin e Massachusetts Mitt Romney dhe guvernatorin e Teksasit Rick Perry.


Ai dhe miqte e tij akademike dhe politike nuk e kuptojne se cfare i duhet ekonomise tha  ish-guvernatori Romney.

Zoti President kriza e Amerikes nuk eshte fat i keq por eshte rezultat i politikave te gabuara te Uashingtonit tha guvernatori Perry.


Kandidatet republikane dhe republikanet ne Kongres e kane kritikuar zotin Obama per mungese te nje plani te vecante per uljen e papunesise qe ka arritur ne kuoten 9 per qind. Por kjo do te ndryshoje ne fillim te shtatorit.

Presidenti Obama do te mbaje nje fjalim te rendesishem politik pas pushimeve me rastin e Dites se Punes ne te cilin ai do te nxjerr propozime specifike per forcimin e rimekembjes ekonomike duke perfshire nismat per krijimin e vendeve te punes projektet e infrastruktures dhe propozimet per ceshtjen e taksave.

Ne Illionois presidenti e beri te qarte se ai synon te propozoje nje plan me ambicioz per shkurtimin e shpenzimeve qe do te shqyrtohet nga nje komision dy-partiake i Kongresit i cili duhet te jap rekomandimet e tij ne nentor.

Kur komisioni do te filloje punen une do te paraqes nje plan per reduktimin e deficitit qe do te tejkaloje shumen prej 15 trilion dollaresh qe eshte arritur me kompromis.

Republikanet kane parashikuar se fjalimi i zotit Obama ne shtator do te jete pak a shume nje riperseritje e propozimeve ekzistuese. Nje zedhenes i kryetarit te Dhomes se Perfaqesuesve Xhon Bejner tha se vendi ka nevoje per nje plan e jo nje tjeter fjalim.

Por ka edhe shenja te qarta se udheheqesit republikane i njohin efektet e mundshme negative nga nje vazhdimesi e grindjeve politike me presidentin Obama dhe demokratet.

Ne nje rekomandim drejtuar republikaneve te Kongresit udheheqesi i shumices Eric Cantor tha se ata duhet te shmangin shtyerjen e arritjes se kompromiseve te punojne per te minimizuar pasigurite e panevojshme dhe kerkoi mbeshtetje per te ashtuquajturin Super Komision te kongresit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›