E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel javen e ardhshme do te vizitoje Kroacine Serbine dhe Malin e Zi

Kancelarja gjermane Angela Merkel javen e ardhshme do te vizitoje Kroacine Serbine dhe Malin e Zi per te diskutuar ceshtjet rajonale dhe lidhjet e vendeve te Ballkanit me Bashkimin Evropian.
Kancelarja Merkel pritet te arrije ne kryeqytetin e Kroacise Zagreb te henen. Nje zedhenes i qeverise gjermane tha se ajo do te takohet me kryeministren Jadranka Kosor dhe presidentin Ivo Josipoviq. Kroacia kohet e fundit perfundoi negociatat per anetaresim ne Bashkimin Evropian dhe pritet ti bashkohet BE-se ne vitin 2013. Kroacia kete vit shenon 20 vjetorin e pavaresise.


Me vone ne te njejten dite delegacioni gjerman do te shkoje per vizite ne Beograd. Te marten kancelarja gjermane do te takohet me kryeministrin serb Mirko Cvetkovic presidentin Boris Tadic dhe ministra te qeverise per te diskutuar mbi kerkesen e Serbise per te filluar negociatat per anetaresim ne BE.

Kryeqyteti i Malit te Zi Podgorice eshte ndalesa e fundit e turneut ballkanik te kancelares Merkel.
Ajo do te udhetoje me nje delegacion 60 anetaresh te perbere kryesisht nga biznesmene.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›