Obama SHBA duhet te nderhyje ushtarakisht

Presidenti amerikan, Barak Obama deklaroi se SHBA duhet të ndërhyjë ushtarakisht. Megjithatë, Obama garantoi se ndërhyrja do të jetë e studiuar mirë.
Gjatë fjalimit që e mbajti në Shtëpinë e Bardhë, Obama deklaroi se SHBA-ja duhet të ndërmarrë aksion ushtarak, por është me rëndësi që të ketë debat, por edhe votim në Kongres, i cili mblidhet më 9 shtator.
Presidenti Obama tha se ndërhyrja ushtarake në Siri do të ishte i limituar për nga kohëzgjatja, por i fuqishëm për të parandaluar sulmet e mëtutjeshme me armë kimike.
Sipas tij, kjo ndërhyrje mund të ndodhë në çdo kohë, nesër, javën e ardhshme ose në një të ardhme të afërt.
“Nuk mund të bëhemi sikur nuk shohim atë që ndodhi në Damask, ku u vranë gra e fëmijë”, theksoi presidenti Obama.
Por, pavarësisht nga përgjigja e Kongresit, pro apo kundër sulmit në Siri, Obama, si komandant suprem ka autorizim që të urdhërojë sulmin pa miratimin e Kongresit.