E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA publikohet raporti i Sherbimit te Inteligjences

Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka bërë publike disa pika të raportit të përgatitur nga shërbimet e inteligjencës në lidhje me sulmin me armë kimike ndaj popullsisë nga forcat e Asadit. Raporti i bërë publik nga CNN, përmban 5 pikat kryesore që tregojnë që sulmi është bërë me armë kimike nga ushtria ndaj civilëve. 
Qeveria amerikane ka vlerësuar paraprakisht se 1429 njerëz - duke përfshirë të paktën 426 fëmijëve – vdiqën në sulm. Raporti citon "një grup të madh burimesh të pavarura 
Tre spitale në zonë shtruan më shumë se 3.600 pacientë me "simptomat që përputhen me agjentin e ekspozimit ndaj një sulmi kimik”.
Në raport përmenden më shumë se 100 video ku tregohen trupat e ekspozuar ndaj sulmit kimik.

Burime të shumëfishta të inteligjencës tregojnë se ushtria siriane ka lëshuar një raketë që përmbante edhe virusin kimik që shkaktori vdekjet e shumta. Raketa është lëshuar rreth 90 minuta para se të vinin informacionet e para në lidhje me sulmin kimik, thuhet në raport.

Raporti përmban të dhëna që tregojnë se pas sulmit qëndron qeveria e Bashar al-Assad.
Disa nga arsyet:
Shërbimet e inteligjencës tregojnë se ushtria ishte duke u përgatitur për një sulm kimik. Lëvizje të shumta ushtarake ishin vënë re në periferi të Damaskut, një zonë e njohur që regjimi e përdor për përzierjen e lëndëve kimike.

Përgjime të zyrtarëve të lartë që kanë dijeni për sulmin e kryer në datën 21 gusht.
Pasditen e 21 gushti, ka të dhëna nga shërbimet e inteligjencës, se jepen urdhëra për ndërprerjen e operacioneve.

Në raport shkruhet se, ka pak gjasa që rebelët të kenë mundësi teknike për të kryer një sulm të tillë.

Qeveria siriane ka nisur një sulm për të marrë nën kontroll periferitë e Damaskut, ku rebelët kanë bazat e tyre nga ku nisin edhe sulmet ndaj kryeqytetit. Regjimi ka dështuar që të pastrojë elementët opozitarë në lagje të ndryshme të Damaskut, përfshirë edhe zonën e sulmit”, - shkruan raporti.  
Në këtë raport shkruhet se, Uashingtoni për të mbrojtur burimet dhe metodat e përgatitjes së këtij raporti ruan të drejtën e mos bërjes publike të personave që kanë punuar për të.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›