E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama: Sanksione për partnerët e naftës në Iran

Dënime nga më të rreptat për individët dhe bizneset që do të ndihmojnë materialisht në zhvillimin e naftës dhe industrisë petrokimike në Iran.

Kjo është masa më e fundit për shtetin iranian, që doli nga një dekret i nënshkruar nga Presidenti i Shtetve të Bashkura, Barack Obama.

Sanksionet e Shteteve të Bashkuara në industrinë petrokimike, do të hyjnë në fuqi kundër transaksioneve individuale që kalojnë shifrën e 250 mijë dollarëve, ose transaksione të tjera që do të kalonin 1 milion dollarë në harkun e një viti.

Shtetet e Bashkuara patën deklaruar rritjen e trysnisë ndërkombëtare ndaj Iranit, deri në momentin kur Republika Islamike do të heqë dorë nga programi i saj bërthamor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›