E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama Senati ska pushime krishtlindjesh nese nuk ratifikohet START

Uashington 11 dhjetor NOA - Presidenti amerikan Barack Obama po ushtron presion te madh ndaj senatit amerikan per te ratifikuar marreveshjen e re te carmatimit me Rusine te njohur me emrin marreveshja e re START.

Zedhenesi i presidentit Robert Gibbs tha se senati nuk do te marre pushimet e krishtlindjeve para ratifikimit te marreveshjes.

Ne rast nevoje presidenti Barak Obama do te shtyje pushimet. Sipas kushtetutes amerikane marreveshjet nderkombetare mund te hyjne ne fuqi vetem po qe se senati i ratifikon ato me shumicen e dy te tretave.

Demokratet e Obames nuk e kane me nje shumice te tille ne senat. Rusia ka kercenuar me armatimin berthamor nese SHBA nuk e ratifikon marreveshjen e re te carmatimit.

a.k/NOA/DV

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›