E Diel, 1 Nëntor 2026

Obama: Te rinisin negociatat izraelito-palestineze

Presidenti amerikan Barak Obama kerkon rinisjen e negociatave per arritjen e paqes mes izraeliteve dhe palestinezeve.

Ai e beri te ditur qendrimin ne nje interviste per televizionin Al Arabija, gjate se ciles i kerkoi mbretit Abdullah te Arabise Saudite te paraqese nje plan te ri paqeje.

“Per ne eshte e pamundur qe te flasim vetem ne terma per konfliktin izraelito-palestinez, pa marre parasysh ate qe ndodh ne Siri, Liban, Irak, Afganistan e Pakistan. Keto jane ceshtje te lidhura me njera-tjetren”, ka thene Obama.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›