Obama: Terheqja nga Iraku ne 2011
Presidenti Barak Obama shpalli planin sipas te cilit, deri ne gusht te vitit 2010 do te terhiqet pjesa me e madhe e ushtareve amerikane nga Iraku. Me tej ai tha se 35 deri ne 50 mije ushtare amerikane mund te qendrojne ne Irak gjate 2010-tes, per t'i mbeshtetur forcat irakene te sigurise. Megjithate presidenti Obama, tha se deri ne fund te vitit 2011, te gjitha trupat e Shteteve te Bashkuara do te terhiqen. Ai shpjegoi se per terheqjen e trupave amerikane nga Iraku, ka biseduar edhe me kryeministrin irakian, Nuri al-Maliki dhe me ish presidentin amerikan, George Bush. Numri nje i Shtepise se Bardhe nenvizoi se e ardhmja e Lindjes se Mesme do te vendoset duke patur nje dialog konstruktiv me Iranin dhe Sirine. Duke folur nga baza ushtarake e Karolines se Veriut Obama, beri zyrtar edhe emrin e ambasadorit te ri ne Irak, qe do jete Kristofer Hill. Lajmi i terheqjes eshte mirepritur nga zyrtaret vendas, te cilet u shprehen se jane te gatshem per te marre kontrollin e sigurise.