Obama Zhvillimi i ekonomise varet nga bizneset dhe politikat qeveritare

Presidenti Obama thote se lulezimi i ekonomise amerikane do te varet nga puna e sukseshme e qeverise dhe e bizneseve. Ne fjalimin e tij te perjavshem zoti Obama tha se shkurtimi i taksave i miratuar ne muajin dhjetor nga te dyja partite do te ndihmoje se shpejti ne hapjen e vendeve te punes dhe zhvillimin e ekonomise. Por Presidenti shtoi se krijimi i vendeve te punes te paguara mire dhe me perfitime do te jete faktori i vertete qe do te percaktoje stabilitetin ekonomik te vendit. Kjo tha zoti Obama do te mund te realizohet permes mbeshtetjes nga qeveria te novatorizimit dhe permiresimit te infrastuktures qe nxit bizneset.