E Diel, 1 Nëntor 2026

Berlini - qyteti i filmit i varfer por seksi

I varfer por seksi kjo eshte formula te cilen perdor kryetari i bashkise Klaus Wowereit per te pershkruar Berlinin. Me te drejte sepse me gjithe kodren e madhe te borxheve Berlini mbetet nje qytet shume interesant.

Martin Harris beson qe e di se kush eshte ai por ate askush nuk e njeh. Unknown Identity eshte titulli i filmit me te ri te regjisorit spanjoll Jaume Collet-Serra me aktorin Liam Neeson. Filmi zhvillohet ne Berlin eshte prodhuar prej Studios se produksioneve Babelsberg dhe se shpejti do te kete premieren e tij ne Berlinale. Studio Babelsberg ka edhe nje shkas tjeter per te festuar. Ne vitet 90-te te gjithe mendonin se kishte vdekur por tani po perjeton nje rilindje te jashtezakonshme. Berlini ka rritur autoritetin edhe ne suazat nderkombetare. Ketu jane prodhuar filmat si Pianisti apo Der Ghostwriter te Roman Polanskit filmi The International i Tom Tykwer apo Der Vorleser nga Stephan Daldry dhe Inglourious Basterds i Quinten Tarantinos.

Studio Babelsberg ofron nje nivel te larte teknik nderkohe qe perzgjedhja e motiveve eshte gati e pafund. Brandenburgu ofron peizazhe te jashtezakonshme sekuenca te qyteteve te vogla shtepi te larta ura dhe arkitekture eksperimentale. Agjencite e udhetimeve tregojne se prej ciles ure ka kercyer ne filmin e tij aktori Matt Damon apo ku ka luajtur Tom Cruise rolin e atentatorit te pasuksesshem ndaj Hitlerit Stauffenberg. Po ashtu tregojne edhe ku jane incizuar filmat me te vjeter ne Berlin.

Shume regjisore autore dhe aktore kane gjetur rrugen per ne Berlin. Mbi 100 kino ofrojne te gjitha qe i do zemra e kineastit. Ne sheshin Potsdam gjendet shtepia e filmit ku jane mbledhur edhe shume institucione te ndryshme dhe Muzeumi i filmit dhe televizionit te cilin ne vit e vizitojne me shume se 100.000 njerez. Atje ndodhet dhe kinoteka gjermane e cila kujdeset per trashegimine filmike. Nuk duhet harruar as nje arsenal legjendar te kinove dhe Akademine e filmit dhe televizionit me rreth 250 studente. Perballe saj gjendet edhe qendra e Berlinales.

Berlinale se bashku me Cannes dhe Venedikun eshte festivali me i rendesishem ne bote. Ne Berlin deri tani jane organizuar 60 festivale filmi te cilat i jane kushtuar filmave nga Azia vendet arabe te Amerikes latine ekologjise fantazise apo filmave porno. Akademia e filmit gjerman ndan cdo vit edhe cmimet perkatese. Berlini eshte ndoshta qyteti i vetem ku disa regjisore jane mbledhur ne nje grup te vecante. Ne Shkollen e Berlinit jane prodhuar vitet e fundit shume filma qe tregojne realitetin e perditshem pa prezencen e aktoreve te njohur por me njerez nga shtresat e uleta sociale. Ne grupin e Shkolles se Berlinit ben pjese edhe regjisori Christoph Hochhaumlusler.

Te gjithe kane vizituar Berlinin. Kjo eshte nje histori. Berlini eshte plot me berlineze te rinj qe kane shume kohe. Berlini eshte nje qytet i lire i shemtuar dhe i padefinuar. Dhe pikerisht ky eshte nje fillim i mrekullueshem.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›