E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama apelon për bashkëpunim

Nga Express më 06 mars 2011 në ora 13:02

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka theksuar se kërkon nga Kongresi që të përpiqet për ruajtjen e gjendjes aktuale të përmirësuar të ekonomisë amerikane, ndërkohë që papunësia është në nivelin më të ulët në dy vitet e fundit dhe po hapen vende të reja të punës.

Gjatë fjalimit të tij të përjavshëm, Obama theksoi se i njëjti angazhim dypartiak që mundësoi shkurtimin e tatimeve duhet të vazhdojë për arritjen e një marrëveshjeje rreth buxhetit federal.

Presidenti tha se mënyra e vetme që administrata e tij dhe republikanët mund të bien dakord, është të bisedojnë për sheshimin e dallimeve.

Obama tha se si republikanët, ashtu edhe demokratët, duhet të punojnë së bashku për t’i vënë Shtetet e Bashkuara në një rrugë të qëndrueshme ekonomike, që krijon vende pune dhe përgatit qytetarët për sfidat ekonomike, më mirë se çdo vend tjetër i botës.

Në fjalimin javor të republikanëve, kongresistja nga Tenessy, Dian Black, tha se ndërkohë që Obama thekson se vendi duhet të jetojë brenda mundësive të veta, buxheti i tij shton shpenzime që qeveria mund t’i kontrollojë.

Ajo tha se vendit i duhen politika të reja ekonomike, që heqin pengesat për shtimit të vendeve të punës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›